Menu

Bllokohen në Korçë rreth 20 mijë vezë të skaduara e pa dokumente gjurmueshmërie, AKU gjobit dhe mbyll 6 subjekte

Rreth 20 mijë kokrra vezë, si dhe produkte pule e të tjera ushqimore, janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Korçë, në 6 subjekte, pasi nuk zbatonin rregullat ligjore për t’u ofruar konsumatorëve ushqim të sigurt.

Sipas njoftimit zyrtar të AKU, u bllokuan rreth 20 mijë vezë pa vulat përkatëse, pa dokumente gjurmueshmërie, të skaduara etj. Në 6 subjektet që ushtronin aktivitet dhe pa licencë, AKU ka vendosur 2.1 milionë lek gjoba.

Më poshtë, njoftimi i plotë i AKU:

“Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, gjatë monitorimit në qarkun Korçë në njësi të tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, ka konstatuar disa subjekte në cenim të sigurisë ushqimore, për tregtim të ushqimit të pasigurt, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi dhe afat të kaluar të përdorimit.

Nga kontrollet e kryera në subjektet me iniciale “E”, “H.E”, “A.C”, “Ll”, “ZH” dhe “K.F”, u konstatua hedhja në treg e ushqimit të pasigurt për konsum, tregtimi i produktit vezë pa vulën përkatëse dhe të paetiketuara, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, tregtimi i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi si dhe ushtrim i aktivitetit i pa pajisur me licencën përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese e AKU-së vendosi 11 masa administrative gjobë me vlerë 2,100,000 lekë të rinj si dhe u bllokua sasia prej rreth 20,000 kokrra vezë dhe produkte të tjera ushqimore të pasigurta për konsum”.

Qendra ALERT / Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed