Menu

Çfarë duhet të kemi parasysh kur marrim ushqim me vete?

Ushqimet duhet të gatuhen në një temperaturë të caktuar për të eleminuar bakteret, por ato gjithashtu duhet të ruhen siç duhet për t’u siguruar që bakteret të mos rriten midis kohës që përgatitni ushqimin deri kur mbërrin ora e drekës.

‘Ushqimet me rrezik më të lartë nuk duhet të përdoren në një drekë që do të qëndrojë në temperaturën e dhomës për më shumë se disa orë’, shprehet Barbra Brown, specialiste e ushqimit. Ushqimet me rrezik të lartë përfshijnë mishin, mishin e pulës, ushqimet e detit, vezët, produktet e qumështit (qumësht, djathë dhe kos), fruta të konservuara të hapura, fruta të gatuara dhe perime, fruta dhe perime të freskëta të prera/të qëruara, makarona dhe oriz.

Ushqimet e sigurta për tu paketuar dhe ruajtur në temperaturës së dhomës përfshijnë: sanduiçe me gjalpë kikiriku, kokoshka, bukë, bagels, fruta të freskëta, konserva frutash, lëng frutash, mish të përgatitur komercial, mish pule i pahapur, ushqim deti dhe fasule të konservuara të cilat mund të hapen dhe hahen menjëherë; fruta të thata; arra; biskota; kek drithërash dhe kek granola.

‘Kur paketoni ushqimet që kanë nevojë për ngrirje në frigorifer, kur nuk ka frigorifer, ftohini ato ushqime para se të shtohen në çantën e drekës dhe merrni me vete gjithashtu një pako akulli, një xhel frigoriferi ose ujë ose lëng të ngrirë në një shishe plastike’, thotë Brown.

Për të ruajtur temperaturën e ftohtë deri në drekë, mbani të paktën dy burime të ftohta në çantën e izoluar të drekës. Për ta paketuar më mirë ushqimin e drekës, vendosni ushqimin më delikat për tu prishur më afër burimeve të ftohta.

Paketat e akullit të ngrirjes dhe shishet e ujit të ngrirë do ta mbajnë ushqimin të ftohtë në mënyrë të sigurt në më pak se 40 gradë Celcius. Zhvillimi i një rutine për të kthyer paketat e akullit në frigorifer është vendimtare, prandaj ato do të jenë gati për paketimin e drekës ditën tjetër.

Kur paketoni sende të nxehta, përdorni një enë të izoluar për ta mbajtur ushqimin të nxehtë. Për të ngrohur enën e zbrazët para se të paketoni ushqimin e nxehtë, mbushni me kujdes enën me ujë të valuar. Nëse ena lihet e mbyllur deri në drekë, ushqimi do të qëndrojë i nxehtë deri në 60 gradë Celcius ose më lart.

Gjithashtu është e rëndësishme të përdorni një qese dreke të izoluar, në vend të një qese letre kur paketoni sende ushqimore që prishen. Për ta mbajtur qesen e izoluar të ftohtë, konsideroni ta ruani çantën në frigorifer brenda natës për t’u siguruar që të jetë sa më e ftohtë që të jetë e mundur para se ta paketoni në të një drekë. Nëse dreka është e paketuar paraprakisht, ruani të gjithë çantën në frigorifer derisa të vijë koha për t’u nisur për në punë apo për në shkollë.

Siguria e ushqimit nuk ka të bëjë vetëm me ushqimin. Çanta e drekës në vetvete mund të strehojë baktere të rrezikshme nëse nuk pastrohet rregullisht. Në varësi të cilësisë  së çantës së drekës, përdorimi i një makine larëse mund të eliminojë bakteret e padëshiruara.

‘Nëse zgjedhja juaj është një mbajtëse letre ngjyrë kafe, ajo duhet të përdoret posaçërisht për konservimin e ushqimit me vete dhe një e re të përdoret çdo ditë,” shprehet Brown. “Nëse zgjidhen enë të cilat mund të përdoren sërish, të forta ose të buta, ato duhet të lahen me ujë të nxehtë dhe detergjent pas çdo përdorimi. E njëjta gjë vlen edhe për termuset dhe shishet e ujit’.

Hedhja e mbeturinave dhe mbetjeve të ushqimit gjatë drekës do të ndihmojë në mbajtjen e çantës së drekës të pastër nga çdo aromë e pakëndshme ose bakterie.

‘Nëse paketoni një drekë për një fëmijë, mësojini ta hedhë paketimin e ushqimit të përdorur, si dhe ushqimet që prishen në fund të drekës’,  thotë Brown. ‘Nëse ai/ajo duhet që të konsumojë diçka edhe më vonë gjatë ditës, vetëm për këtë qëllim paketoni një artikull që nuk prishet”.

Duke paketuar edhe dezinfektuesin e duarve ose peceta të lagura për drekë, fëmijët apo të rriturit mund t’i pastrojnë plotësisht duart para se të shijojnë ushqimin e tyre.

Burimi: Food Safety News

Qendra Alert

alert.al

Related Posts