Menu

Çfarë roli luajnë elektrolitet në pijet sportive?

Ushqimi dhe pijet e shëndetshme janë një pjesë e rëndësishme e një stili jetese sa më të shëndetshëm. Për shumë vite, sektori i pijeve të buta të Evropës, nën ombrellën e UNESDA, ka përshpejtuar përpjekjet e saj për të promovuar mënyra më të shëndetshme jetese, duke ndihmuar në adresimin e sfidave të shëndetit publik dhe për të inkurajuar konsumatorët të zgjedhin pije pa ose me shumë pak sheqer.

Shtesat e sheqerit në këto pije janë reduktuar në mënyrë të vazhdueshme dhe kompanitë tashmë janë angazhuar që ti ulin edhe më tepër ato gjatë viteve të ardhshme.

Si pjesë e një diete të balancuar, pijet e buta luajnë një rol të rëndësishëm për ta na mbajtur të hidratuar dhe për tu ri-hidratuar gjithashtu pas një aktiviteti sportiv. Veçanërisht, pijet sportive janë të formuluara për të gjithë llojet e njerëzve pavarësisht sportit që ata ushtrojnë – qofshin ata atletë profesionistë që garojnë në maratona ose thjesht individë normalë që ushtrohen në një palestër të vogël lokale.  Pijet janë krijuar për tu konsumuar përpara, gjatë ose pas aktivitetit sportiv, dhe roli i tyre kryesor është që të sigurojnë hidratim.

Gjatë viteve të fundit, një nga tendencat kryesore në krijimin e këtyre pijeve dhe produkteve inovatore ka qenë që ato të përmbajnë kombinime të të ashtuquajturave elektrolite. Po çfarë janë elektrolitet? Ato janë minerale të tilla si kaliumi dhe natriumi që zakonisht humbasin me anë të djersës. Përfitimi kryesor i përmbajtjes së elektroliteve në pijet e sportit është që ato të mos ri-furnizojnë vetëm me ujë, por gjithashtu të zëvendësojnë dhe elektrolitet e humbura gjatë djersitjes nga ushtrimi fizik.

Në këtë mënyrë elektrolitet në pijet sportive janë formuluar në mënyrën më optimale – jo vetëm për të mbështetur aktivitetin sportiv, por gjithashtu për ta inkurajuar më tepër atë.

Mënyrat e ushtrimit të njerëzve variojnë gjerësisht, dhe ka një diferencë të madhe në nevojat e tyre për pije sportive. Faktorët që bëjnë diferencën janë mosha, kushtet fizike, temperatura si dhe kohëzgjatja apo intensiteti i ushtrimit. Ashtu siç mund të kuptohet, 15 minuta vrapim i thjeshtë nuk kërkon të njëjtën sasi hidratimi dhe zëvendësim të mineraleve si vrapimi në një maratonë ose ngjitja e një mali.

Në bazë dhe të këtyre ndryshimeve të ushtrimeve fizike, mënyra e ofrimit të pijeve sportive është shumë e ndryshme, dhe konsumatori mund ta shohë vetë përmbajtjen e çdo pije sportive kur të gjendet përpara raftit të supermarketit. Kjo sepse, të gjitha pijet e buta të tregtuara në vendet e BE-së përmbajnë informacion për përmbajtjen e tyre.

Segmenti i pijeve sportive në tregun evropian është i gjallë, dinamik dhe inovativ, ashtu siç janë edhe konsumatorët e tij. Sipas GlobalData, vlera e këtij segmenti në treg ishte rreth 2 miliardë euro në vitin 2019. Vendet kryesore evropiane që zënë dhe pjesën më të rëndësishme në treg janë Gjermania, Italia, Spanja, Polonia, Holanda dhe Belgjika.

Edhe paketimi është bërë shumë inovativ, dhe luan një rol të rëndësishëm që ato ti përshtaten sa më shumë personave që merren me sport. Në ditët tona ato kanë dhe forma të paketave pluhur ose xhel, në mënyrë që të mund të transportohen më lehtë nga sportistët dhe të mund të konsumohen pas ushtrimeve fizike.

Burimi: UNESDA

alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed