Menu

Danimarka: “Kafe dobësimi”, produkt i rrezikshëm për humbje peshe, mos e konsumoni

EMA, autoriteti kompetent i Danimarkës paralajmëron konsumatorët për të blerë ose përdorur produktin “S Plus Coffee Instant Coffee Powder” (S Plus Kafe Instant kafe pluhur). Produkti, i cili promovohet për humbje peshe, u konfiskua nga autoritetet doganore daneze, ndërsa ka mundësi që ai të jetë futur në vendin tonë përmes blerjeve nga interneti.

Sipas rezultateve të testit laboratorik të Autoritetit Kompetent Danez, ky produkt përmban substancën medicinale sibutramine. Sibutramine u tërhoq nga BE në janar 2010 sepse, sipas mendimit të komitetit përkatës të Agjencisë Evropiane të Barnave (CHMP-EMA), raporti përfitim-rrezik nuk është pozitiv.

Prandaj, kur përdorni produktin e mësipërm, ekziston një rrezik serioz për shëndetin e përdoruesit.

Konsumatorët parlajmërohen të jenë vigjilentë, në mënyrë që, në rast se e zotërojnë këtë produkt, të mos e përdorin atë.

© Qendra ALERT – Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed