Menu

Dita Botërore e Konsumatorit, Qendra ALERT dhe Qendra Konsumatori Shqiptar, workshop për rolin e shoqërisë civile. Prezantohen sondazhi, gjetjet dhe Linja e Konsumatorit e ALERT

TIRANË, 15.03.2022 – Me rasin e 15 Marsit, Ditës Botërore të Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit, Qendra ALERT dhe Qendra Konsumatori Shqiptar, ne bashkepunim dhe me Komisionin për Mbrojtjen e Konsumatorit pranë MFE, organizuar workshopin me temë, “Roli i shoqërisë civile në mbrojtje të konsumatorit”. Si një pres sfidave kryesore të shtetit shqiptar, por edhe si një e drejtë thelbësore, mbrojtja e konsumatorit ishte sot tema e diskutimit në këtë aktivitet, ku merrnin pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqëues të institucioneve shtetërore, përfaqesues të Ambasadës së Suedisë në Tiranë dhe nga industria financiare.

Qendra Alert dhe Qendra Konsumatori Shqiptar, duke e konsidetuar 15 Marsin si një ditë me shumë vlerë për mbrojtjen e konsumatorit, prezantuan dhe gjetjet e tyre. Ndërkohë, së shpejti pritet të jetë në funksion “Linja e Konsumatorit”, si institucion brenda Qendrës Alert, e cila do të ndjekë dhe trajtojë deri në zgjidhje çdo ankesë dhe denoncim të konsumatorëve.

Të pranishmit diskutuan për rëndësinë e informimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, si dhe përpjekjet e institucioneve publike për mbrojtjen e tij.
Dita Botërore e Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit zë fill më 15 mars 1962, kur Presidenti amerikan John F. Keneddy miratoi “Ligjin për të drejtat e konsumatorëve”. Ndërkaq, me Rezolutën 39/248, me 9 prill 1985, Kombet e Bashkuara kanë miratuar Udhëzimin për kujdesin apo mbrojtjen e konsumatorit.

Në vitin 1985, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu universalitetin e të drejtave të konsumatorëve, kohë kur ajo miratoi direktivat për mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe katër të drejta të tjera: të drejtën e përmbushjes së nevojave bazë, të drejtën e zhdëmtimit, të drejtat për edukimin e konsumatorëve dhe të drejtën për një mjedis të shëndetshëm.
Pyetësorin për konsumatorët dhe perceptimet për të drejtat e tyre dhe ankesat për institucionet shqiptare e gjeni në linkun më poshtë.

Pyetesori i Qendres Alert per te Drejtat e Konsumatorit

 

Qendra ALERT / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed