Menu

E.Coli, fekale, baktere? Nuk ka problem, laboratori në Fier t’i nxjerr ushqimet të konsumueshme, bën dhe analiza për etiketat ushqimore që miratohen nga AKU

Fiks Fare investigon në Fier laboratorin ku inspektorët e AKU rajonale të adresojnë për të kryer analiza. Laboratori pa asnjë akreditim, falsifikon dhe rezultate, të ofron analiza dhe që nuk i ke kërkuar.

Emisioni Fiks Fare faktoi skandalin mbi analizat që i bëhen ushqimeve në një laborator në Fier. Ku djathin dhe gjalpin e larë me ujë të lumit Gjanica e çojnë për analiza në laboratorin ” Vesa”, ku pas analizimit produktet dalin të pastër, pa ngarkesa mikrobike dhe të konsumueshëm.

Investigimi i emisionit Fiks Fare nisi me blerjen e djathit dhe gjalpit në një market të qytetit dhe pasi lahen në lumin Gjanica i ndotur nga ujërat e bardha dhe të zeza të qytetit , gazetarët i drejtohen Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Fier, të cilët e orientojnë gazetarin t’i bëjë analizat në laboratorin “Vesa”.
Punëtorja e laboratorit i jep bashkëpunëtorit të Fiksit dy fletë në të cilat shkruhet se do kryhen analizat për E.coli që do të paktën 18 orë të dali përgjigjia, si rrjedhojë e shkallës së vështirësisë së analizës.
Por, sapo bashkëpunëtori i Fiksit dorëzon produktet dhe largohet punëtorja e laboratorit “Vesa” e telefon duke i thënë të kthehet, pasi do i japë një tjetër përgjigje që del më shpejt për 2-3 orë që ta kishte për AKU-në. Bashkëpunëtori i Fiksit rikthehet në laborator ku merr përgjigjen për analizat fiziko kimike, për kripën dhe lagështirën e produkteve. Sipas këtij laboratori në këto analiza, era e produktit është e mirë po ashtu edhe shija.

Punonjësja thotë që produkti konsumohet edhe pse më parë ishte larë nga gazetarët e Fiksit në lumin Gjanica. Por Fiksi kërkon nga laboratori “Vesa” të marrë përgjigjen e analiza për E.colin. Kjo është analiza mikrobiologjike kusht që tregon se, produkti është i pastër dhe mund të tregtohet për konsumim. Laboratori “Vesa” i dërgon përgjigjet bashkëpunëtorit të Fiksit edhe për E.colin ku thuhet se; Produkti është shumë i pastër dhe i kosumueshëm për qytetarët.
Emisioni Fiks Fare kërkon në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit i cili është i vetmi institucion shtetëror për akreditimin e laboratorëve në fushën e ushqimit nëse laboratori “Vesa” është i akredituar? Sipas këtij instiucioni shtetëror nuk ekziston akreditim për laboratorin “Vesa”.

Burimi: https://top-channel.tv/2022/07/12/skandal-ne-fiks-fare-laboratori-vesa-ne-fier-bulmetin-me-fekale-e-nxjerr-te-paster/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed