Menu

E ndaluar që në vitin 2008/ Kripën e zezë e gjejmë ende në treg, çfarë pasojash ka për konsumatorin?

Kripa e zezë që prej vitit 2008 është e ndaluar të përdoret për konsum nga njerëzit. Pavarësisht këtij vendimi, kripën e zezë të pajodizuar e gjejmë në çdo market apo treg. Nga ana tjetër konsumatori është i painformuar se çfarë problemesh shkakton në organizëm kjo kripë. Kryesisht këtë produkt qytetarët e përdorin për përgatitjen e turshive të dimrit si dhe gatimeve të ndryshme. Sipas ekspertëve të sektorit ushqimor, kripa e zezë pavarsisht çmimit të lirë dhe shijes së preferuar për qytetarët, nuk duhet të përdoret.

“Jodi është shumë i rëndësishëm sepse shfaqet hipoteroidizmi, në rastet kur nuk marim mjaftueshëm jod. E para ndikon shumë në fetilitetin tek femrat. Pa diskutim që zhvillimi i skeletit i kockave është i pamundur të arrihet në standardin e lejuar. Hormoni i rritjes nuk funksionon mirë nëse jodi nëse jodi nuk është në nivelet e lejuara. Përpos kësaj kripa e zezë përmban sasi të lartë të mineraleve të rënda. Të cilat do të kishin efekte jo pozitive në organizmin tonë. Duke filluar që nga ndryshimet e presionit arterial dhe prezenca e sëmundjeve të sistemit nervor.”- tha Hyrida Basha, nutricioniste.

Marrë nga Top Channel

Qendra Alert / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed