Menu

EKSKLUZIVE/ Raporti i KLSH 2018-2020: Laboratori i AKU Tiranë nuk kryen për 10 muaj analizat mikrobiologjike, mungojnë pajisje e reagentë. Ja ç’ndodh…

Duhet matur prania e alkoolit metilik në verë apo birrë? Laboratori i DRAKU Tiranë (tani në varësi të ministrisë) nuk e kryen. Doni të dini sa proteinë ka buka që hamë. As këtë nuk mund ta dini! Po një produkt peshku, sa i freskët mund të jetë? Shikojeni me sy dhe nuhateni, se laboratori është jashtë loje. Nuk bëhet fjalë për analizimin e treguesve të sigurisë ushqimore si ngjyruesit, aditivet ushqimore, mykotoksinat në drithëra dhe aflatoksinat në qumësht. Këto nuk realizohen.

DRAKU Tiranë blinte makina të reja e mobilje, por nuk ka pajisje dhe reagentë për të kryer analizat. Siguria Ushqimore është cenuar nga mos funksionimi i rregullt i laboratorit. Nga auditimi i KLSH* konstatohet një gjendje katastrofë në laboratorin më të rëndësishëm të AKU-së.

Sektori i laboratorit për Qarkun Tiranë, deri në muajin Shtator të vitit 2020, ka qenë në varësi direkte të Drejtorisë së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Tiranë, dhe më pas kaloi në varësi të Drejtorisë së Përgjitshme të AKU. Sektori i laboratorit ndahet në dy nënsektor të tjerë, në atë fiziko-kimik dhe mikrobiologjik.  Në këto dy laboratorë kryhen shërbimet e analizimit për treguesit cilësorë të produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe jo shtazore, tregues të etiketimit, tregues analitik të sigurisë ushqimore, proseseve të higjenës. Thëksojmë se ky laborator, ka mbuluar shërbimet laboratorike të DRAKU Kukes dhe DRAKU Dibër.

Laboratori nuk është akredituar

Kontretisht, Laboratori ende nuk ështe i akredituar për kryerjen e analizave të  produkteve me origjinë shtazore dhe joshtazore. Ndërkohë për 3 vitet 2018, 2019 dhe 2020, laboratori e ka ushtruar aktivitetin e vet, në mungesë të autorizimit që miratohet me urdhër të Ministrit përgjegjës për Bujqësinë.

Nuk ka afate të përcaktuara për nxjerrjen e rezultatit të analizave

1aboratorike, duke sjellë vonesa në pergjigjen e tyre nga 5-15 ditë për të nxjerrë rezultatin.

Pajisjet laboratorike

Gjendja e pajisjeve 1aboratorike nuk është në nivelin e mjaftueshëm, për të siguruar funksionin e plotë të tij, dhe për pasojë një pjesë e mirë e treguesve nuk analizohen, konstaton KLSh.

Sipas raportit, nga 65 pajisje që administron laboratori, 27 prej tyre kanë nevojë për kalibrim, me qëllim rritjen e saktësisë së rezultatit, dhe nga këto 27 pajisje, janë të kalibruara 7 pajisje ose vetëm 26% e tyre.

Ndërkaq, 11 prej pajisjeve janë jashtë funksionit, nga të cilat, sipas vlerësimit të bërë nga tekniku përkatës, 4 prej tyre nuk mund të riparohen. Këto pajisje janë me rëndësi për nga treguesit që analizojnë.

Aparat distilimi që përcakton proteinën në drithërat dhe nënproduktet e tij.

Kështu nuk funksionon Aparati i distilimit (proteinik) që mat vlerën limit të nitrogjenit bazik total volatil (tvb-n) për disa kategori produktesh peshku ose shkalla e freskisë.

Po ashtu, nuk mund të riparohet Aparati Sokslet, i cili përcakton yndyrën në produkte me origjinë shtazore dhe yndyrës bimore.

Një aparat tjetër distilimi që nuk riparohet, mat përmbajtjen e alkoolit etilik si dhe aciditetin volatile, në pije alkolike si vera, birra.

Mungesa e reagentëve

-Për periudhën Qershor-Tetor 2018 dhe Qershor-Tetor  2019 laboratori  mikrobiologjik nuk ka funksionuar për shkak të mungesës së furnizimit me reagent. Sipas KLSH, kjo tregon mangësi në planifikimin e nevojave për reagent, por edhe në plotësimin e këtyre nevojave.

Gjithashtu, sipas raportit të KLSH, rezulton se stafi i laboratorit ka bërë trajnime përgjatë kësaj periudhe, për analizimin e treguesve të sigurisë ushqimore si ngjyruesit, aditivet ushqimore, mykotoksinat në drithëra dhe aflatoksinat në qumësht, por që këto analiza, për shkak të kapacitetit të kufizuar, nuk kryen në laboratorin e AKU-së

Për këtë situatë, auditimi e vë theksin në planet vjetore 2018-2020 për moster-marrje, ku nuk kërkohet bashkëpunimi edhe i strukturës së laboratorit, çka sjell volum pune jo të shpëmdarë në mënyrë përpjestimore, duke krijuar vonesa në kryerjen e analizave laboratorike dhe nxjerrjen e rezultateve.

Për këtë situatë mbajnë përgjegjësi Kryeinspektorët e DRAKU Tiranë për periudhën 2018-2020 (pesë zyrtarë) dhe Përgjegjësi i laboratorit.

Në shkresën e bërë më datë 12 mars 2021, përgjegjsësi i laboratorit pranon se në periudhat qershor-tetor 2018 dhe qershor-tetor 2019 laboratori mikrobiologjik nuk ka funksionuar për shkak të mungesës së furnizimit me reagent. Sipas tij, kjo tregon vështirësinë e sigurimit të furnizimit duke qenë se produktet janë shumë specifike, kërkojne kushte të veçanta, dhe vijnë direkt nga prodhimi i importuar.

Furnizimi me këto bëhet nga DPAKU për të gjithë laboratorët e AKU sipas buxhetit të miratuar nga Ministria e Bujqësisë për këtë zë.

Tepër arrogante ka qenë përgjigja e përgjegjësit të laboratorit ndaj konstatimit të KLSH se laboratori nuk ka besueshmëri për shkak të mungesës së akreditimit apo të pajisjeve. “Nuk ndikon negativisht në besueshmerinë e rezultateve të analizes pasi stafi i laboratorit ka kryer teste proficense ndërkombëtare te cilat i ka kaluar me sukses. Mosfunksionimi i aparaturave, mungesa e infrastrukturës së nevojshme nuk ndikon në besueshmërinë e rezultateve, por ndikon në mos ofrimin e disa shërbimeve nga laboratori”, shprehen nga ky institucion për performancën e tyre.

Ambient i pamjaftueshëm

Në laborator mungon kondicionimi, aspirimi është jo-funksional, dhoma e pranimit te mostrave është jo-funksionale, mungon dhoma e peshoreve, dhoma e ruajtjes së mostrave, sistemi  elektrik nuk e përballon kapacitetin e aparaturave, mungon dhoma për ruajtjen e bazës materiale (reagent, tenene).

Inspektorët bëjnë ligjin në laborator

Treguesit që analizohen në mostër-marrjen e grupeve të inspektimit, përcaktohen nga inspektorët dhe jo nga specialistët e laboratorit, konstaton KLSH. Pra, nëse për një produkt me origjinë shtazore duhet të analizohet salmonela dhe bakteri e-coli, inspektori mund të përcaktojë të vëhet vetëm njëra ose të dyja analizat.

Rekomandimet 

“DPAKU në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë të marrë masat e nevojshme që të fillojnë procesin e akreditimit të laboratorit. Të bëhen investimet e nevojshme për përmirësimin e kushteve të laboratorit (dhoma e pranimit dhe e qëndrimit të mostrave, sistemin e kondicionimit, aspirimit), si dhe kalibrimin dhe vënien në funksion të plotë të aparaturave 1aboratorike, me qëllim rritjen e saktësisë dhe besueshmërisë së rezultateve të analizave laboratorike”, shkruhet në këtë pjesë të rekomandimeve të KLSH.

Lidhur me përcaktimin e treguesve mikrobiologjik që duhet të analizohen për një moster të kontrollit zyrtar, KLSH lë detyrë që brenda 6 mujorit të dytë të vitit 2021, DPAKU të marrë masat e nevojshme të ndryshojë rregulloren. Kërkohet që çdo mostër e sjellë nga kontrolli zyrtar, treguesit që do të analizohen të përcaktohen nga specialistët e laboratorit, si dhe nga inspektorët në fletë-shoqërimin e mostrës të përcaktohet qartë se në çfarë kushtesh është ruajtur produkti prej nga është marrë mostra. (vijon)

KLSH ka kryer një  konktroll në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë (DRAKU) për periudhën nga data 1 janar 2018 deri 30 dhjetor 2020. Nga kontrolli rezultojnë shkelje të rënda financiare, të Ligjit për ushqimin dhe vendimeve të qeverisë për kontrollin e cilësisë së produkteve ushqimore, duke mos mbrojtur interesin e konsumatorit.

 

Qendra Alert

Alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed