Menu

EKSKLUZIVE/ Raporti i KLSH 2018-2020: Spinaq e speca nga Greqia me pesticide mbi normë, DRAKU Tiranë nuk i bllokon, por lejon shitjen

AKU i nxjerr me 3 deri në 4 muaj vonesë rezultatet e analizave të frutave dhe perimeve për pesiticidet. Pra, përgjigja del pasi konsumatorët kanë blerë këto fruta e perime me pesticide mbi normë. Ky konstatim theksohet në raportin e KLSH* që sapo ka kryer auditimin në DRAKU Tiranë.

Sipas raportit, vonesat (ose harresat) në 8 raste inspektimesh (maj 2020) për marrje mostrash në perime e fruta, për analiza laboratorike, për praninë e pesticideve, pranë ISUV, shkonin me muaj.

Kështu, rezultoi se: mostrat janë marrë në muajin Maj të vitit 2020 dhe përgjigiet kanë dalë me vonesë prej 3 muaj ose në gusht 2020,

Ndërkohë, perimet dhe frutat janë shitur plotësisht pasi nuk kanë qenë të bllokuara.

Spinaqi me pesticide

Dosja e inspektimit datë 14 maj 2020, tek një subjekt me adresë në (Farkë) Tiranë me aktivitet import¬, eksport, magazinim, shitje, produkte ushqimore, sipas KLSH reziklton me shkelje.

Inspektorët sipas procesverbalit dhe vendimit perfundimtar, me objekt: “inspektim pasi analizat laboratorike rezultojnë pozitive” kanë konstatuar praninë mbi normat e lejuara të pesticideve në spinaq. Sipas raport analizave, datë 13 maj 2020 te ISUV, mostra është marrë me 22 prill 2020. Inspektorët nuk kanë vendosur masa administrative dhe nuk kanë bllokuar dhe asgjësuar spinaqin, pasi u ishte shitur plotësisht konsumatorëve. Kjo për arsye se kishin kaluar 24 ditë nga data e furnizimit dhe përgjigjes.

Në gjurmët e pesticideve

Inspektorët kanë gjurmuar produktin tek furnitori, sipas procesverbaleve të inspektimit dhe vendimeve përfundimtare datë 15 maj 2020. Blerësi produktet ushqimore, ndër këto dhe 65 kg spinaq i ka marrë nga shitesi  X  (sipas 4 faturave),  i cili e ka blerë tek një person fizik, ndërsa ky i fundit i ka blerë 90 kg spinaq nga fermeri adresë në Ndroq.

Inspektorët nuk kanë gjetur gjendje spinaqi në 3 subjektet tregtuese, por nuk e kanë argumcntuar me foto dhe me dokumente hyrje dhe dalje, për periudhën pas marrjes së mostrave 21 prill 2020 deri në momentin e inspeklimil 15 maj 2020, për efekt të saktësimit të furnizimit me këtë subjekt kontraktor me probleme në pesticide.

“Inspektimi nuk është eficient, pasi ka humbur qëllimin e kryerjes së tij, sepse: nuk ka bllokuar spinaqin me mbi normative pesticidesh që me marrjen e mostrave deri në daljen e përgjigjeve të analizave; mungesa e spinaqit me pesticide gjendje në 3 subjektet tregtuese nuk është justifikuar me dokumente e foto; nuk ka dalë përgjegjësia për vonesat e analizave laboratorike; nuk ka masa administrative dhe asgjësime; Për pasojë, faji dhe përgjegjësia kanë mbetur pa autor”, këto janë konkluzionet e përmbledhura të auditimit.

Speci nga Greqia me pesticide mbi normë

Me të niëjtat probleme paraqitet edhe praktika e inspektimit të një subjekti shitës në Tiranë dhe nga gjurmimi tek subjekti furnizues në Kashar. Rezulton se ky është furnizuar nga Greqia me 1013 kg spec  me mbi  normativë pesticidesh.

Po kështu tek një subjekt tjetër shitës në lagjen Qesarakë, Dajt, Tiranë, nga gjurmimi rezulton se ky i ka blerë preimet tek furnizues fermeri nga fshati Shesh Tiranë. Spinaqi doli nga analizat me mbi normativë pesticidesh, por inspektorët shkuan aq vonë sa në vend nuk u gjet gjendjc spinaqi, pasi u ishte shitur konsumatorëve.

Shkeljet humbin qëllimin e analizës

Sipas KLSH, në 10 raste, përgjigjet e analizave laboratorike për perime e fruta, për pranine e pesticideve, pranë ISUV, kanë dalë me vonesë prej 3 muaj,  çka ka humbur qëllimin e kryerjes së këtyre analizave, sepse perimet e frutat janë shitur plotësisht pasi nuk kanë qenë të bllokuara dhe nuk ka dalë përgjegjësia.

Ne 5 raste të tjera inspektimet nuk janë kryer për arsye se u gjendën të mbyllura. Por nuk disponohen foto për ilustrimin e këtij fakti, kërkesë kjo e procedurës së inspektimit.

Nga audituesit ky veprim konsiderohet në kundërshtim me rregulloren e brendshme të AKU, miratuar me urdhrin e Ministrit Bujqësisë, po ashtu me ligjin “Për inspektimin në RSH”.

Në këto kushte, KLSH rekomandon që DRAKU Tiranë të marrë masa përgjigjet e analizave  laboratorike për perime e fruta, për praninë e pesticideve pranë ISUV, të sigurohen brenda afatit ligjor dhe pa vonesa me qëllim që të garantohet siguria ushqimore e produkteve të bllokuara. Megjithatë, inspektorët nuk kanë bërë fare bllokime të frutave dhe perimeve në rastet e analizuara.

Prania e këtyre pesticideve mbi normë tek perimet dhe fruatat është të dëmshme për shëndetin, por DRAKU Tiranë nuk e sheh të arsyeshme të njoftojë konsumatorin. Sjellja e këtij institucioni i ngjan më tepër agjentit tregtar të subjekteve se sa një përfaqësuesi shtetëror që ka për detyrë të mbrojë dhe garantojë sigurinë ushqimore.

*KLSH ka kryer një  konktroll në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë (DRAKU) për periudhën nga data 1 janar 2018 deri 30 dhjetor 2020. Nga kontrolli rezultojnë shkelje të rënda financiare, të Ligjit për ushqimin dhe vendimeve të qeverisë për kontrollin e cilësisë së produkteve ushqimore, duke mos mbrojtur interesin e konsumatorit.

Qendra Alert

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed