Menu

Embëlsirat dhe biskotat e gatshme: a janë vërtet kaq të dëmshme?

Në raftet e supermarketeve ndodhen qindra ëmbëlsira dhe biskota të gatshme, duke filluar që nga brioshët, kekët me shije të ndryshme dhe madje edhe tortat e gatshme dhe të paketuara. Disa prej tyre janë të mbushura me shtresa të ndryshme prej marmalate, reçeli, kakaoje ose të mbuluara sipër me çokollatë. Mbi të gjitha, janë praktike dhe komode për tu marrë me vete, por shpesh akuzohen edhe si produkte që ndikojnë negativisht për shëndetin. Nutricionistët nuk rekomandojnë shmangien plotësisht të tyre, por sugjerojnë që duhet që të zgjidhen me kujdes, pasi shpesh kanë sasi të mëdha sheqeri, yndyrnash dhe janë të varfëra përsa i përket vlerave ushqyese. Gjithashtu, ëmbëlsirat e gatshme kanë pak vitamina, minerale dhe fibra: kështu që nuk duhet ekzagjeruar me ngrënien e tyre dhe duhen alternuar me ushqime të tjera të cilat kanë vlera ushqyese të pasura.

Ëmbëlsirat e gatshme dhe fëmijët 

Këto lloj ëmbëlsirash janë një zgjidhje praktike dhe komode sidomos për fëmijët dhe të rinjtë. Sipas statistikave të ekspertëve, ëmbëlsirat e gatshme duhet të përfaqësojnë vetëm 5 deri në 8% të kalorive totale që ata marrin çdo ditë. Por nuk ka ndonjë tregues specifik për ëmbëlsirën e gatshme ideale për fëmijët apo për të rinjtë. Ajo që duhet të kihet parasysh është që:

  • Ëmbëlsirat deri në 130 kalori (kcal) janë të përshtatshme për fëmijët e shkollave fillore;
  • Ëmbëlsirat ndërmjet 130 – 180 kalorive (kcal) janë të përshtatshme për fëmijët nga klasa e 5 deri në klasën e 9-të.
  • Ëmbëlsirat e gatshme me më shumë se 180 (kcal) kalori janë të përshtatshme për më të rriturit.

Ëmbëlsira e gatshme ideale nuk ekziston, por megjithatë ekziston një rregull: përshtatja e këtyre ëmbëlsirave në bazë të moshës, dhe nevojave të momentit, duke zgjedhur ëmbëlsira më të lehta për ditët që nuk kanë shumë aktivitet fizik dhe ato me më shumë kalori të përdoren kur keni një aktivitet fizik më të madh.

Si të zgjedhim ëmbëlsirën e duhur të gatshme?

Duke i hedhur një sy listës së përbërësve apo tabelës së saj të vlerave ushqyese, aty ndodhen dhe vlerat kalorike, sheqernat dhe përbërësit e tjerë të produktit. Nuk ka një markë më të mirë sesa një tjetër përsa i përket ëmbëlsirave të gatshme, por gjithmonë duhen studiuar përbërësit e produktit për të bërë zgjedhjen e duhur.

Burimi: AltroConsumo 

Qendra Alert

alert.al 

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed