Menu

Europol, operacion kundër mashtrimit ushqimor

Operacioni i Europolit OPSON XI kundër mashtrimit me ushqimin çoi në një rritje të numrit të konfiskimeve të ushqimeve dhe pijeve të falsifikuara në të gjithë Evropën. Pothuajse 27 mijë tonë ushqime të falsifikuara u sekuestruan në 26 vende , autoritetet kombëtare të të cilave, të koordinuara nga Europol, kryen kontrolle në zonat doganore, tregjet fizike dhe online dhe përgjatë gjithë zinxhirit ushqimor për të zbuluar mashtrimet ushqimore. Veçanërisht, operacionet u përqendruan në mashtrimin në produktet e peshkut, alkoolin dhe verën.

Në total janë sekuestruar 26800 ton produkte të paligjshme. 15 milionë litra, pijet alkoolike janë produktet e para ilegale të sekuestruara, pasuar nga drithërat, frutat, perimet dhe bishtajoret, suplementet, ëmbëlsirat, mishi, prodhimet e detit, produktet e qumështit dhe së fundi, mishi i shpendëve. Në organet e drejtësisë janë denoncuar 137 persona, janë lëshuar 80 urdhër-arreste dhe janë hapur mbi 175 procedime penale dhe 2000 administrative. Në përfundim të operacionit të mashtrimit me ushqime u shkatërruan tetë rrjete kriminale.

 operacion morën pjesë edhe Carabinieri del Nas, të cilët zbuluan një punishte vere që prodhonte verë të sofistikuar, me shtimin e ujit dhe sheqerit. Verërave të tjera u ishin shtuar shije natyrale, ndërkohë që në disa raste produkti kishte një përmbajtje më të ulët alkooli se ajo e deklaruar nga prodhuesit. Autoritetet italiane denoncuan pronarët dhe sekuestruan bodrumin, 11 automjete dhe 1 milion litra verë. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed