Menu

Festat, nutricioniste Hyrida Basha: Si të ushqehemi shëndetshëm

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Hyrida Basha nutricioniste foli se si të ushqehemi shëndetshëm gjatë festave.

“Vitet e fundit shohim një ndërgjegjësim të masës, e cila e ka kuptuar që nuk ka arsye se pse të abuzojë me ushqimet në tryezë. Nëse nuk i marrin disa ushqime për pamundësi është keqardhje. Krishtlindjet, Viti i Ri, ka rëndësi cilësia e produkteve që konsumojmë. Është një lloj ekuilibrimi ushqimi. Psh. Supa me perime, antipasta me perime, të shmangen pijet alkoolike, pijet energjike në nivele të larta të konsumit. Nëse flasim për alkool preferoj verën atë që bëhet prej rrushi deri në 250 ml. Mëse kujdesesh gjatë ditëve të tjera nuk është se këto festa të ndikojnë, të bëjnë dëm të madh, por jo duke abuzuar.  T’i shijojmë festat pa krijuar stres. Shumë njerëz mendojnë se duke bërë detoks apo konsumimi i një ushqimi të reduktuar apo element që djegin dhjamin, jo vetëm që nuk kanë benefit, por përkundrazi sjellin pasoja më të dëmshme pas festave. Nuk duhet të harrojnë të bëjnë aktivitet fizik, ecje, biçikletë, not etj. Ka rëndësi ekuilibrimi. Këto 3 ditë jemi të ekspozuar ndaj ushqimit dhe alkoolit, por nëse të nesërmen i kthehemi regjimit ushqimor, të mos kalojmë nga një hipër kalori në një dietë me pak kalori, por të shikojmë cilësinë, lloji i karbohidratit, proteinave dhe yndyrnave. Duhet regulla të një dietë mesdhetare, të reduktojmë produktet shtazore, mishin kryesisht, jo gjelin e detit pasi është i shëndetshëm”-tha Hyrida Basha.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts