Menu

Garnier, Borotalco, Tesori d.Oriente… dhjetra produkte konzmetike, lodra fëmijësh, veshje etj, me përmbajtje kimike e jashtë standardit

Produktet joushqimore janë po aq të rrezikshme, madje edhe me fatalitete për konsumatorët. Këta të fundit, në shumicën e rasteve nuk e kanë informacionin e duhur dhe nuk kanë nga t’a mësojnë, se dhjetra produkte të përdorimit të përditshëm paraqesin rrezik. Megjithëse produktet ushqimore nuk shfaqin efektet negative në moment, si ato ushqimore, risku I tyre është shumë I lartë.

Sistemi RAPEX i Komisionit Evropian, në linkun që e gjeni KËTU, ka njoftuar më qindra produkte që nuk janë conform rregulloreve të BE dhe që paraqesin probleme me përmbajtjen e tyre apo tjera të ngjashme. Mes tyre ka dhe dhejtra produkte kozmetike, që ne i përdorim thuajse çdo ditë, që gjenden në marketet tona e që në përmbajtje kanë përbërës kimik të rrezikshëm e të ndaluar.

Njëri prej produkteve është maska e flokëve e markës Garnier. Ajo është e kuti 300 ml, ngjyrë e kuqe, sic e shikoni në foto. Vendi I origjinës është Franca dhe rreziku është kimik. Sipas listës së përbërësve, produkti përmban 2-(4-tert-butilbenzil) propionaldehid (BMHCA), i cili është i ndaluar në produktet kozmetike. BMHCA mund të dëmtojë sistemin riprodhues, mund të dëmtojë shëndetin e fëmijës së palindur dhe mund të shkaktojë ndjeshmëri të lëkurës. Produkti nuk përputhet me Rregulloren e Produkteve Kozmetike.

Produkti tjetër është krem aromatic banjonje e markës “Tesori d’Oriente”, në paketim alumini 500 ml. Origjina është Italia dhe lloji i rrezikut është kimik. Siç njofton KE, produkti përmban 2-(4-tert-butilbenzil) propionaldehid (BMHCA), i cili është i ndaluar në produktet kozmetike. BMHCA mund të dëmtojë sistemin riprodhues, mund të dëmtojë shëndetin e fëmijës së palindur dhe mund të shkaktojë ndjeshmëri të lëkurës.

Një tjetër produkt i rrezikshëm është dhe spray deodorant, 50 ml I markës “Borotalco” me origjinë italiane. Rreziku kimik me të njëjtën lëndë të rrezikshme si produktet e mësipërme, 2-(4-tert-butilbenzil) propionaldehid (BMHCA).

Reziku që këto produkte të jetë prezente edhe në vendin tonë e të mos merret asnjë masë për heqjen e tyre nga tregu, është mjaft i lartë për dhjetra arsye, që nga mungesa e kontrolleve apo laboratorëve analizues, deri të ndërgjegjia e kompanive importuese për t’i hequr nga tregu në rastin e ALERT-eve nga RAPEX apo nga vetë prodhuesit e tyre.

Qendra ALERT – Dedikuar Konsumatori

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed