Menu

Gjendet oksid etileni në pije, kërkohet të hiqen nga tregu

Gjurmët e oksidit të etilenit janë gjetur në pijën, nën markën Bjorg. Zinxhirët e supermarketeve Esselunga dhe Iper kanë publikuar njoftimet paralajmëruese të disa grupeve të pijeve Bjorg, për shkak të pranisë së sasive të oksidit të etilenit. Produktet në fjalë kanë numrat e mëposhtëm të lotit dhe kushtet minimale të ruajtjes

Nektari i kokosit, në pako 1 litra me numrin e lotit L: 201210 dhe Tmc 10/12/2021;

Pije me bajame, në paketa 1 litra me numra loti L: 201210 dhe L: 210213 dhe Tmc 10/12/2021 dhe 13/02/2022.

Pijet e përmendura janë prodhuar në provincën e Rovigos.

Për qëllime parandaluese, rekomandohet të mos konsumoni pijen dhe t’i ktheni ato në pikën e shitjes ku janë blerë. Kompania thekson se tërheqja vlen vetëm për grupet dhe afatet e treguara. Produktet e tjera nuk preken. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed