Menu

Identifikohen elementë kimikë në makaronat e thjerrëzave të kuqe

Autoritetet italiane kanë ndaluar produktet e markës Pastificio Fiorentino – Renaissance për shkak të rrezikut kimik që ata paraqesin. Bëhet fjalë për një sërë produktesh të kësaj marke, duke filluar që nga makaronat prej thjerrëzave të kuqe, prej orizit si dhe shafranit organik me origjinë nga India.

Janë së paku 4 lote të cilat janë tërhequr nga tregu, të cilat skadojnë më datë 28 dhjetor 2023, dhe përfshijnë të gjitha format e makaronave. Të gjitha këto prodhime janë prodhuar nga Pasta Natura Srl di via Agricoltura 10, Busca (CN).

Motivi kryesor i ndalimit të këtyre produkteve dhe loteve ka qenë kontaminimi i tyre me kloro-etanol si dhe me oksid etileni.

Burimi: www.salute.gov.it

Qendra Alert

alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed