Gjatë muajve të verës, konsumi i gocave të detit është më i shpeshtë, por njëkohësisht edhe më i rrezikshëm. Por, përpara se të konsumoni këtë lloj produkti, duhet të kini parasysh që individët me sëmundje bashkëshoqëruese mund të jenë akoma më shumë të rrezikuar nëse konsumojnë goca deti të kontaminuara.
Kontaminimet më të rrezikshme të gocave të detit janë ato që vijnë nga disa lloj bakteresh që gjenden në mjedisin natyral të tyre. Këshilla për të gjithë individët e rrezikuar është që të konsumojnë goca deti të gatuara mirë, sepse gatimi i shkatërron të gjitha llojet e baktereve.
Mund të sëmureni shumë rëndë dhe madje dhe të humbni jetën nëse konsumoni goca deti të kontaminuara nga bakteri Vibrio vulnificus – i cili gjendet në ujërat në të cilat rriten dhe gocat e detit. Bakteri Vibrio vulnificus gjendet në përqendrime të mëdha sidomos gjatë muajve të verës, ndërkohë që rritet edhe temperatura e ujërave të detit.
Sipas ekspertëve, zakonisht mund të kuptohet nëse një gocë deti është e kontaminuar me Vibrio vulnificus duke e shikuar ose duke i marrë erë. Por pavarësisht freskisë së një goce deti, sërish kjo nuk do të thotë që nuk përmban baktere, të cilat mund të kenë qenë të pranishme në mjedisin ku ato janë rritur dhe ushqyer.
Gjithashtu konsumimi i tepërt i gocave të detit, të cilat zakonisht kanë përmbajtje të lartë të hekurit, mund të sjellë sëmundjen e tepricës së hekurit në gjak, ose ngrënia e kontaminuar e tyre mund të sjellë diabet, kancer, sëmundje të stomakut ose sëmundje të tjera që dobësojnë sistemin imunitar.
Simptomat e infektimit me Vibrio vulnificus fillojnë zakonisht nga 24 orë deri në 48 orë pas ngrënies së gocave të detit të kontaminuara dhe mund të përfshijnë simptoma të tilla si ethe të papritura, temperaturë, të vjella, diarre, madje mund të provokojnë dhe gjendje shoku si dhe shenja në lëkurë.
Individët që vujanë nga sëmundje të tilla si kancer, diabet, ose sëmundje të mëlçisë brenda dy ditëve mund të humbasin jetën si pasojë e infektimit.
Duhet pasur parasysh që bakteri Vibrio vulnificus nuk vjen si rezultat i ndotjes së ujërave, kështu që megjithëse deti mund të jetë i pastër, nuk është një garanci për të mos u infektuar. Gjithashtu, marinimi i tyre me lëng limoni apo salca të tjera nuk mund ti shkatërrojë bakteret. Vetëm nxehtësia e bën një gjë të tillë. Kështu që mënyra më e mirë për të shmangur infektimin është që të porosisni goca deti të gatuara mirë, ose të ziera së paku për 3 – 5 minuta.
Burimi: FDA – US Food & Drug Administration
Qendra Alert
alert.al
LEAVE A COMMENT