Menu

Instituti Agronomik i Barit do të ndihmojë në forcimin e sigurisë ushqimore në pikat kufitare të Shqipërisë

Inspektimet dhe kontrollet e produkteve ushqimore në pikat kufitare, testimi dhe analizimin i mbetjeve nga pesticidet si dhe niveli i shërbimit veterinar, -këto janë problemet e sigurisë ushqimore në Shqipëri. Për të rritur performancën në këto pika, vjen në ndihmë Instituti Agronomik i Barit (CIHEAM).

Ky bashkëpunim me Italinë konsiston në projektin 3-vjeçar që nisi këtë javë me fokus “Forcimi i kapaciteteve institucionale në lidhje me menaxhimin e sigurisë ushqimore në Shqipëri”, i financuar nga zyra e “La Cooperazione Italiana” në vendin tonë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, MBZHR, Milva Ekonomi, ishte vetë para disa ditësh në nisjen e projektit.

Ministrja Ekonomi shoqërohej nga drejtues të lartë të institucioneve përgjegjëse për sigurinë ushqimore si Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Insituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Ekonomi tha se siguria ushqimore është komponent i rëndësishëm, si pjesë e integrimit dhe përafrimit të legjislacionit sipas normave të BE-së.

Ekonomi gjatë fjalës së saj vuri theksin në rëndësinë që ka bashkëpunimi i institucioneve midis tyre për të bërë të mundur zbatimin me efikasitet të planeve kombëtare të monitorimit, në identifikimin, evidentimin, ndëshkimin dhe ndalimin e cdo veprimi të kundraligjshëm. Ajo vuri theksin tek roli i secilit institucion në realizimin e kësaj sfide, në forcimin e kontrollit në ciklin e sigurinë ushqimore në vend.

Projekti ka të parashikuar kryerjen e vizitave në terren dhe takimet me institucionet përkatëse për t’i orientuar dhe mbështetur ata në punën e tyre kryerjen sa më mirë dhe me efiçencë të kontrolleve në pikat doganore.

Qendra Alert

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed