Menu

Kinder me Salmonella Typhimurium? RASFF e përfshin Shqipërinë në vendet ku mund të jenë shpërndarë, AKU pranon “fshehurazi” situatën, nis tërheqjen nga tregu të disa loteve

Çokollatat Kinder, për të cilat u dha alarmi në Britaninë e Madhe dhe në shumë shtete të BE-së, të kontaminuara me Salmonella Typhimurium, ka të ngjarë se janë prezente dhe në tregun shqiptar, por Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk e ka bërë publik lajmin, përveç një njoftimi jo të qartë në WEB-in zyrtar, i cili nuk është dhe sqarues. Ndërsa në rrjetet sociale të këtij intstitucioni, të cilat kanë dhe numrin më të madh të konsumatorëve që i ndjekin, nuk kanë asnjë të dhënë.

Ndërkohë, zyrtarisht, nga sistemi RASFF, Shqipëria është e përfshirë në vendet që janë shpërndarë këto produkte, AKU thotë në njoftim se, “referuar situatës ndërkombëtare si dhe masave paraprake të marra, AKU njofton dhe këshillon konsumatorët që të shmangin blerjen e produkteve Kinder dhe nëse kanë blerë të mos konsumojnë produktet e mëposhtme:

KINDER SCHOKOBONS 46 g- me datë skadence 31.5.2022; 29.6.2022,

KINDER SCHOKOBONS 125 g – me datë skadence 7.7.2022; 5.7.2022,

KINDER SORPRESA MAXI 100 g – me datë skadence 23.8.2022.

Padyshim lind pyetja: Përsa kohë nuk ka produkte me probleme, përse bllokohen? Përse bllokohen vetëm këto tre produkte me të dhënat e mësipërme dhe çfarë dyshimesh apo informacionesh ka??

RASFF, autoritetet europiane të sigurisë ushqimore dhe mediat ndërkombëtar e kanë konsideruar rrezikun si mjaft serioz, nga i cili janë infektuar me Salmonella Typhimurium 127 fëmijë, ndërsa konsumatorët shqiptarë nuk kanë asnjë informacion publik (vec WEB-it të AKU), që të paktën, produktet e mësipërme, nëse i gjejnë më markete të mos i blejnë.

Njoftimi ne faqen e RASFF, ku perfshihen dhe Shqiperia si vend i shperndarjes se ketyre produkteve

Ja njoftimi i plotë i AKU në WEB-in e saj zyrtar:

“Lidhur me evidentimin e disa rasteve helmimesh nga Salmonella në vezë Kinder Suprise në Britaninë e Madhe, ku specifikoheshin datat e skadencave 11.7.2022 dhe 7.10 2022 për produktin, AKU kreu verifikim në Pikat e Inspektimit Kufitar nëse ishte importuar në Republikën e Shqipërisë produkti Kinder Surprise me këto të dhëna, nga ku rezulton se Shqipëria nuk ka kryer import për lotet e specifikuara të produktit në fjalë.

Njoftimi i AKU ne WEB-in e institucionit

Edhe pse këto lote nuk janë importuar në vendin tonë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masa për monitorimin e tregut lidhur me këtë produkt nëpërmjet kontrolleve të vazhdueshme dhe inspektimeve në terren për të siguruar konsumatorin.

Kompania importuese e produkteve si masë parandaluese paraprake po tërheq vullnetarisht nga tregu një seri të caktuar të produkteve Kinder në Shqipëri, pavarësisht se asnjë nga produktet Kinder të hedhura në treg nga ana e tyre nuk ka rezultuar pozitive nga testimet për Salmonella.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me Operatorët e Biznesit Ushqimor ka nisur procedurën e tërheqjes nga tregu të këtyre produkteve, të cilat do të qëndrojnë të bllokuara deri në saktësimin e plotë të situatës nga Sistemi RASFF.

Për sa më sipër, referuar situatës ndërkombëtare si dhe masave paraprake të marra, AKU njofton dhe këshillon konsumatorët që të shmangin blerjen e produkteve Kinder dhe nëse kanë blerë të mos konsumojnë produktet e mëposhtme:

KINDER SCHOKOBONS 46 g- me datë skadence 31.5.2022; 29.6.2022,

KINDER SCHOKOBONS 125 g – me datë skadence 7.7.2022; 5.7.2022,

KINDER SORPRESA MAXI 100 g – me datë skadence 23.8.2022.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorin se drejtoritë rajonale dhe trupat inspektuese në terren janë në monitorim dhe ndjekje të situatës dhe për çdo zhvillim do të kryhet njoftimi i konsumatorëve”.

Qendra ALERT – Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed