Menu

KLSH publikon raportin përfundimtar për 3 vite inspektime në AKU, Tiranë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin përfundimtar për Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit qarku Tiranë, mbi kontrollet e ushtruara në një periudhë 3-vjeçare mbi shkeljet e konstatuara, nga ky institucion.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në kuadër të përmbushjes së funksionit të tij Kushtetues, zbatimit të Udhëzimeve dhe Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit (INTOSAI), sipas Programit të Auditimit nr.1153/1, datë 05.01.2021 për periudhën nga 01.01.2018 deri më datën 31.12.2020, ushtroi auditimin e përputhshmërisë në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar (në vijim DRAKU).

Në përfundim të auditimit, KLSH konkludoi në një opinion të kundërt, përsa i takon shkallës së zbatueshmërisë të rregullave dhe ligjeve nga ana DRAKU, ku  rezultoi ndër të tjera, se:

Në 56 raste nga DRAKU Tiranë, DPAKU si dhe nga përmbaruesit gjyqësor të ngarkuar për ekzekutimin e gjobave, nuk janë marrë të gjitha masat e nevojshme (shqyrtimi i ankesës brenda afatit ligjor, njoftimi i subjekteve për likuidim vullnetar, kërkimi nga përmbaruesit që të përdorin të gjitha mjetet ligjore për ekzekutimin e gjobave, ndjekja në mënyrë periodike e arkëtimit të tyre, sekuestrimi i sendeve) dhe për pasojë ndaj buxhetit të shtetit janë krijuar të ardhura të munguara në vlerën 29,958,000 lekë;

  • Në 21 raste në vlerën 31,550,000 lekë, nga Komisioni pranë DPAKU, janë shfuqizuar tërësisht/pjesërisht gjobat e vendosura nga inspektorët e DRAKU Tiranë, në mungesë të kompetencës ligjore, arsyetimit ligjor dhe jashtë afatit;
  • Në 59 raste, procedura e asgjësimit është kryer në kundërshtim me përcaktimet ligjore të bëra në nenin 69 të Ligjit nr.9863, datë 28.01.2008 “Për ushqimin”, i ndryshuar, pasi në këto praktika nuk administrohen dokumentet, të cilat vërtetojnë kryerjen e asgjësimit, si procesverbali i asgjësimit, i cili nënshkruhet nga të gjithë pjesëmarrësit në procedurën e asgjësimit (Inspektorët e tatimeve, Inspektorët e DRAKU dhe Inspektorët e ISHMPUT);
  • Në 12 raste është konstatuar se produkti mish, i konfiskuar gjatë inspektimit të subjekteve, nga inspektorët është dërguar në ambientet e subjekteve private, në një kohë që këto subjekte janë vetë objekt inspektimi nga DRAKU Tiranë.

Me Vendimin nr. 113, datë 15.09.2021 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar raporti përfundimtar, ku janë rekomanduar 25 masa organizative, 9 masa shpërblim dëmi, 20 masa disiplinore dhe 2 masa për eliminimin e efekteve negative financiare.

Raporti Përfundimtar i Auditimit

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed