Menu

Krahë pule të infektuara me Salmonelë nga Polonia

Në Sistemim e Alarmit të Shpejtë të Komisionit Evropian, RASFF, për probleme me produkte ushqimore, që raportohen nga vende të ndryshme anëtare, gjatë ditës së sotme, 28 korrik janë raportuar raste të infektimit me Salmonelë në krahët e pulës me origjinë nga Polonia.

Ky është një fakt shqetësues sepse edhe më parë janë konstantuar raste të tilla, dhe Shqipëria ka qenë e përfshirë në zinxhirët ushqimorë të shpërndarjes (gjatë vitit 2020). Rastet janë raportuar në Kroaci, si një vend anëtar i Bashkimit Evropian, por një kujdes i shtuar për këto produkte duhet edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Lloji i Salmonelës me të cilën janë të infektuara këto produkte është ai i Salmonella typhimurium, që është një ndër llojet më të zakonshme të saj, dhe që shkakton inflamacion të rrugëve të sistemit të tretjes, të tilla si diarre, të vjella, ethe, si dhe dhimbje barku. Këto simptoma mund të zgjasin për ditë të tëra, deri në shtatë ditë. Njerëzit e infektuar me këtë sëmundje rrallë mjekohen me antibiotikë apo të shtrohen në spital.

alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed