Menu

KUJDES! Komisioni Europian njofton rrezikun nga pije freskuese që imitojnë imazhin e dy të njohurave nga konsumatori. Dhjetra produkte tjera që rrezikojnë përdoruesit

Komisioni Europian, nëpërmjet sistemit RAPEX ka njoftuar për një që është imitim në imazh i dy pijeve freskuese të njohura të njohura dhe u bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm. “Për shkak të paraqitjes së tij, produkti mund të ngatërrohet lehtësisht me një pije freskuese. Prandaj mund të konsumohet nga shishja që hapet lehtësisht nga një fëmijë ose person i pambrojtur, gjë që mund të shkaktojë acarim gastrointestinal. Produkti nuk përputhet me kërkesat e Direktivës për Produktet që imitojnë ushqimin”, thuhet ne njoftimin e RAPEX.

Megjithëse kjo strukturë e Komisionit Europian nuk merret me produktet ushqimore, në rastin konkret bëhet fjalë për imitim e ndoshta dhe falsifikim imazhi, gjë që ngatërron dhe shkakton konsuzion te konsumatorët, siç e përshkruan dhe në lidhje me “Kërkesat e Direktivës së Produktit që imitojnë ushqimin”.

Sipas njoftimit në fjalë, produktet që në etiketë janë “1od” dhe “Fonto”, ndërkohë që kanë një ngjashmëri të madhe me dy pije freskuese mjaft të njohura, genden në ambalazhe plastike.

Nëse produkti është i falsifikuar, RAPEX njofton se, kjo është ende e panjohur. Rreziku për konsumatorët ka të bëjë me përmbajtje kimike të saj, ndërkohë që njoftimi ka mbërritur nga Hungaria. Numri i lotit të produkteve dhe barkodin shihen lehtësisht në etiketë, e cila duket se ka mangësi të theksuara për prodhuesin, vendin e origjinës apo përbërësit e këtyre pijeve.

Ndërkohë, RAPEX ka publikuar dhe listën e radhës me dhjetra produkte që nuk janë konform standardeve dhe direktivave për përdorim. Bëhet fjalë për një seri të gjatë produktesh që nga lodrat, tollumbacet, ene kuzhine plastike, produkte kozmetike, bizhuteri e shumë të tjera të përdorimit të përditshëm. Materialin e plotë të RAPEX dhe përshkrimet e problematikat për secilin produkt mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm.

https://ec.europa.eu/safety-gate-alerts/screen/search?token=17349998034B4BF2A21828F4797C05DD

Qendra ALERT – Alert.al

 

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed