Menu

Lufta në Ukrainë ndikon edhe në përbërësit ushqimorë

Edhe majoneza e “Calvé” është prekur nga lufta në Ukrainë. Pas grurit dhe mishit, problemet vijojnë edhe për produktet e përpunuara. Një klient pasi bleu si zakonisht një majonezë “Calvé Classica” vuri re se shija nuk ishte më e njëjtë, ishte përkeqësuar. Duke e parë më mirë paketimin u vu re se në kavanozin me majonezë ishte shtypur mbishkrimi “me vaj soje”, por kjo nuk duket në listën e përbërësve dhe soji nuk vihet në pah si një alergji. Në këtë pikë klienti vendosë të kontaktojë shërbimin e konsumatorit. Përgjigja e kompanisë ishte se pas krizës ndërkombëtare, vaji i sojës ka zëvendësuar atë të lulediellit.

Unilever, pronar i markës “Calvé” ka publikuar në faqen kryesore të faqes së dedikuar majonezë një njoftim mbi këtë ndryshim të përbërësve, që specifikon se soja është një alergji, por gjatë procesit të rafinimit të vajit nxirren të gjitha proteinat (të cilat janë agjentët përgjegjës për reaksionet imunitare ndaj sojës). Prandaj, vaji i sojës që përdoret është i sigurt dhe i përshtatshëm për t’u konsumuar, madje edhe nga njerëzit që janë alergjikë ndaj këtij përbërësi.

Ndoshta konsumatorët vetëm tani po e kuptojnë atë, por si autoritetet, ashtu edhe industria ushqimore i dinin pasojat ekonomike dhe produktive që konflikti Rusi-Ukrainë do të shkaktonte në sektorin ushqimor.

Më 11 mars 2022, një nga njoftimet e para për shtyp të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik me temë “Masa të jashtëzakonshme të përkohshme, etiketimi i produkteve që përmbajnë vajra vegjetarianë për të zëvendësuar vajin e lulediellit”.

Në dokument thuhet: Vaji i lulediellit është baza thelbësore e produkteve të shumta ushqimore italiane, si: biskota, majonezë, makarona, salca, ushqime të skuqura. Ukraina mban 60% të prodhimit e 75% të eksporteve dhe është prodhuesi kryesor në botë i lulediellit. Brenda një muaji, me prirjen e tanishme të konsumit, rezervat e vajit të lulediellit do të shterojnë.

Duhet thënë se në majonezë vaji është përbërësi kryesor dhe është i pranishëm në sasi të konsiderueshme, rreth 70%, prandaj një ndryshim i llojit të vajit pasqyrohet lehtësisht edhe në shijen e produktit përfundimtar. Ndoshta po të ishte një biskotë ose një salcë rezultati mund të ishte më pak i efektshëm. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed