Menu

Mashtrimet me shitjet online, si mashtrohen konsumatorët dhe mungesa e masave ndaj tyre

Nga Esmeralda Metko

Tregëtimi dhe shitja e produkteve kryesisht joushqimore në rrjete sociale është kthyer tashmë në një “trend” i cili pa dyshim është bërë pjesë e normalitetit në hapësirën e biznesit dhe mënyrës së të bërit biznes. Sigurisht edhe legjislacioni lejon që një biznes të ketë mundësi të operojë në këtë mëyrë por sigurisht duhet që ashtu si cdo subject tjetër të jetë i paisur me një numër NIPT, të lëshojë një kupon tatimor etj, pra ka detyrim që të kryejë të gjitha formalitetet ligjore që e bëjnë atë të jetë një person i tatueshëm. Por pavarësisht kësaj nuk mungojnë as abuzimet apo rastet ku konsumatori drejtohet në këto biznese dhe në vënd të korrektësisë gjen cënimin e të drejtave të tij si konsumator.

Kështu është dhe rasti i një konsumatori, i cili ka porositur një fustan në një faqe në Instagram me emrin Ëhite_Room_Tirana. Personi në fjalë porosit fustanin në masën L dhe dakordësohet paraprakisht me faqen për kthimin ose ndërrimin e produktit në rast se ky i fundit nuk vjen ashtu siç tregohet në foto ose jo në masën e duhur. Pas 2-3 ditësh porosia mbërrin në adresën e konsumatorit. Fustani kishte ardhur në masën M dhe jo në masën L. Pas shumë tentativave dhe kontaktit të vazhueshëm me faqen për të kthyer produktin, po ashtu personi e ka vënë në dijeni edhe për pasojat juridike që rrjedhin nga ky veprim, faqja e bllokon konsumatorin.  (Rastin po e ilustrojmë dhe me bisedën konkrete të realizuar mes blerësit dhe shitësit)

Por, a ndalet vetëm këtu problemi, me mashtrimin e vazhdueshëm që ndodh në rrjete sociale nga faqe të cilat cuditërisht janë aktive në çdo moment të ditës por që kur vjen puna tek korrektësia atë e përkthejnë me mungesë komunikimi dhe bashkëpunimi për të zgjidhur problematika që lindin.

Çështjet e së drejtës së konsumatorëve që lidhen me garancitë që vetë ligji ofron për ta kur përballen me praktika të padrejta tregëtare janë cështje të jetës së përdicme dhe cështje që na prekin cdo ditë në jëtën tonë. Vetë ligji ka krijuar institucionet përkatëse që do të trajtojnë këto problematika. Por a janë këto institucione të përgjegjëshme për punën e tyre? A kanë ndikim ato  në zgjidhjen efektive  te ankesave që drejtohen nga konsumatorët?

Nëse i rikthehemi situatës konkrete më sipër, personi që u mashtrua nga biznesi online, u drejtua brenda afatit me një ankesë tek Agjencia për Mbrojtjen e konsumatorit, e cila në themel të punës së saj  ka mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit. Megjithatë edhe në këtë organ publik përgjegjës për zgjidhjen e problemeve që lidhen me konsumatorin, personi në fjalë ka gjetur heshtjen.

Një tjetër institucion i cili është përgjegjës për mbrojtjen e konsumatorit është dhe Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorit, tek i cili jemi drejtuar në emër të qëndres Alert dhe Rrjetit të Gazetarëve për mbrojtjen e konsumatorit me një kërkesë për informacion në lidhje me mëyrën si veprohet për të zgjidhur këto raste, sa është numri i ankesave që  i drejtohen këtij komisioni dhe sa efektive ka qënë zgjidhja e tyre. Përsëri dhe në këtë institucion gjetëm heshtjen dhe asnjë përgjigje, megjithëse tregtia online është jashtë mundësive të rregullimit apo masave nga ky institucion.

E si përfundim mund të themi që abuzimet e tilla në blerjet online kanë fituar “imunitet” përballë faktit që një konsumator mund të ankohet pranë institucioneve përgjegjëse përderia këto të fundit si përgjigje ndaj fenomeneve të tilla zgjedhin të mos veprojnë por të heshtin.

Mashtrimet online janë të shpeshta, nga faqe anonime, pa informacione, pa të dhëna e që janë jashtë çdo kontrolli. Ndaj kujdesin e parë duhet t’ta tregojnë vetë konsumatorët.

Në vitin 2022, Qendra ALERT i kërkoi Këshillit të Ministrave dhe institucioneve në varësi, që të marrin masa për disiplinimin e tregtisë onlinë. Por deri sot, nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete.

* Esmeralda Metko është studente në Fakultetin e Drejtesise, UT. Aktualisht është duke ndjekur një program trajnimi nga Këshilli i Europës në lidhje me “Trafikimin e qënieve njerëzore dhe të drejtat e njeriut”. Ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh, që në fokus kanë pasur aktivizmin, të rinjtë, lidershipin, politikën, të drejtat dhe liritë e njeriut etj. Prej 2 vitesh punon si trajnere pranë fondacionit Friedrich Ebert. Po ashtu, mund të rendisim dhe një sërë artikujsh të botuar në gazetat kombëtare ne lidhje me çeshtje te ndryshme.

 

**Ky publikim është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Qendrës ALERT dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të qeverisë gjermane.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed