Menu

Mbrojtja e konsumatorëve evropianë, rreziqet nga teknologjia dhe propozimet e BEUC për BE-në

Pajisjet që janë të lidhura me internetin janë kudo rreth nesh. Ne mund të blejmë aparate kafeje ‘të zgjuara’, të instalojmë sisteme inteligjente alarmi në shtëpitë tona, ose të mbajmë orë të lidhura me internetin. Sado të dobishme që ndonjëherë mund të jenë këto produkte, ato gjithashtu vijnë me rreziqe dhe të meta. Çfarë ndodh nëse ofruesi i shërbimit të sistemit inteligjent të sigurisë së shtëpisë tuaj mbyll serverët e tij? Apo nëse ora e lidhur me internetin që i keni blerë fëmijës suaj hakerohet? Dhe, a mund t’u besojmë të gjitha pajisjeve të lidhura për të mbrojtur të dhënat tona personale?

Pajisjet inteligjente të lidhura me internetin prekin dhe ngrenë pyetje në shumë fusha. Testet nga grupet e konsumatorëve në të gjithë BE-në kanë gjetur në mënyrë të përsëritur “vrima” të zbrazëta në sigurinë kibernetike të pajisjeve të lidhura me internetin. Sensorët në pajisjet e lidhura janë në gjendje të marrin të gjitha llojet e të dhënave rreth nesh, si lëvizjet, tingujt ose zërat, gjë që ngre pyetje, se sa efektivisht mbrohet e drejta jonë për privatësi dhe të dhënat tona personale.

Pajisjet e lidhura do të vijnë gjithnjë e më shumë të pajisura me sisteme të inteligjencës artificiale, por aktualisht ka shumë pak mbrojtje për konsumatorët nga manipulimi ose diskriminimi nga sisteme të tilla. BEUC (Organizata Eurpiane për Konsumatorët) e publikoi këtë punim, i cili përfshin një sërë rekomandimesh që prekin fusha të ndryshme, duke përfshirë sigurinë kibernetike, mbrojtjen e të dhënave, të drejtat kontraktuale, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e produktit dhe konkurencën. Ajo i bën thirrje BE-së të paraqesë një grup gjithëpërfshirës të zgjidhjeve të politikave për të mbrojtur konsumatorët në botën e pajisjeve të lidhura me internet. Ndër rekomandimet e BEUC janë:

  1. Siguria kibernetike: BE-ja ka nevojë për një ligj të ri të sigurisë kibernetike, i cili përcakton kërkesat e detyrueshme, minimale, të sigurisë për të gjitha pajisjet “smart”.
  2. Përditësimet e softuerit: Prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve duhet të ofrojnë përditësime sigurie për të paktën një kohë të caktuar, si dhe përditësimet e sigurisë e funksionalitetit duhet të sigurohen veçmas.
  3. Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave: Prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve duhet të sigurohen që pajisjet e lidhura në internet të jenë plotësisht në përputhje me GDPR dhe Direktivën e Privatësisë Elektronike.
  4. Inteligjenca artificiale: Propozimi i Komisionit të Ligjeve duhet të rregullojë aplikacionet e “AI” me rrezik të mesëm dhe të ulët, si dhe ato me rrezik të lartë. Pajisjet e lidhura me “AI” të destinuara për konsumatorët duhet të jenë plotësisht nën objektin e Rregullores.
  5. Qëndrueshmëria e produktit: Rregullat e projektimit ekologjik duhet të vendosin një fokus shumë më të fortë në qëndrueshmërinë, riparueshmërinë dhe ripërdorimin e produkteve të IoT, duke përfshirë disponueshmërinë e përditësimeve të softuerit dhe pjesëve rezervë, informacionin e riparimit dhe kërkesat për ndërveprim, modularitet dhe lehtësi për t’u çmontuar.

Burimi: BEUC

Qendra Alert / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed