Menu

Mbrojtja e konsumatorit, Qendra ALERT kërkoi disiplinimin e tregtimit online, qeveria miraton VKM e parë. Por, ja përse është e paplotë…

Adresimi i problematikave të ngritura nga Qendra ALERT për disiplinimin e tregtisë online, duket se ka vënë në lëvizje organet shtetërore, në lidhje me mbrojtjen e konsumatorit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dedina Ibrahimaj, pas mbledhjes së qeverisë së ditës së sotme, deklaroi se, “u miratua një VKM e rëndësishme, që ka të bëjë me tregtinë elektronike”. Sipas Ibrahimit, “gjatë periudhës së pandemisë , por edhe më pas, ka fluks të kësaj tregtie dhe vendimi ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorit”. Në lidhje me faqet që shesin online, por që nuk kanë NIPT apo adresë dhe që konsumatori e ka të pamundur të verifikojë konformitetin e produkteve, nuk mund t’jua kthejë mbrapsht dhe nuk ka asnjë kontratë, ende situata është e paqartë. Megjithatë, Ibrahimaj tha se, “është ngritur një ekip për hetimin e këtyre subjekteve, gjurmimin e tyre, të transaksioneve bankare etj”.

Deklarata për mediat ë Minister Ibrahimaj pas mbledhjes së Qeverisë:

Qendra ALERT e konsideron se kjo VKM është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen  e konsumatorit, por është shumë i paplotë në lidhje me morinë e tregtisë online dhe që nuk do të gjejë zbatim në masën e duhur për të frenuar shitjet e pakontrolluara. Qendra ALERT, në adresimin e problematikës dhe kërkesën e saj, më 23 nëntor 2021, i këroi Kryeministrit Rama hartimin dhe miratimin e një Akti Normativ për shitjet online dhe ngritjen e një Task Force ndërinstitucionale, me qëllim disiplinimin dhe kontrollin e tregtisë online.

Më poshtë, gjeni kërkesën e Qendrës ALERT për kreun e Ekzekutivit.

  • Të hartohet dhe miratohet një Akt Normativ me fuqinë e ligjit, për rregullimin e tregut të shitjeve online
  • Të hartohen e miratohen VKM, Urdhëra, Udhëzime, Rregullore, për funksionimin brenda standardeve ligjore dhe nën kontrollin e institucioneve respektive.
  • Të krijohet një Task-Forcë ndërinstitucionale për ndërhyrje të menjëhershme në tregjet “online” dhe kontrollin e tyre.
  • Të evidentohen shitjet online në rrjete apo ëeb-e që nuk kanë dyqane fizike dhe nuk janë të regjistruar në QKB.
  • Të mbyllen faqet e tyre dhe të bllokohen produktet që mund të kenë diku e të ndalohet shitja.
  • Të përcaktohen rregulla të qarta për reklamimin dhe tregtimin online, nga subjekte të ligjshme që duan ta ushtrojnë këtë veprimtari nëpërmjet internetit, si në të dhënat e sakta dhe të qarta të produkteve që shesin; të dhënat tenike, specifikimet, publikimin e deklaratave të konformitetit, certifikatat e origjinës për çdo produkt, raport-analizat nëse janë produkte apo suplemente ushqimore dhe çdo detaj të mundshëm, siç bëjnë faqet ndërkombëtare të shitjes online apo të kompanive serioze.
  • Të ndalohen emërtimet dhe etiketimet mashtruese të produktve, veçanërisht atyre ushqimore apo suplementeve të ndryshme që futen po në këtë kategori.
  • Të merren masa urgjente për kontrolle në subjektet që reklamojnë e tregtojnë online, por që kanë dhe dyqane apo magazina dhe NIPT, me qëllim kontrollin e produkteve që tregtojnë, për ligjshmërinë, konformitetin dhe sigurinë e konsumatorit, të të gjitha natyrave e llojeve.
  • Të ndermerren iniciativa ligjore për kontrolle rigoroze, të dokumenteve dhe t’ju bëhen analiza të herëpashershme në të gjitha vendkalimet kufitare, porte, aeroporte dhe rrugët tokësore, për të gjitha produktet që importohen nga subjektet që kanë prioritet tregtimin online.

Qendra ALERT – Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed