Menu

Mbrojtja e re e konsumatorit nga platformat online do të zbatohet sipas Ligjit të Shërbimeve Dixhitale

Që nga 25 gushti, motorët e mëdhenj të kërkimit dhe platformat online të përcaktuara nga Komisioni Evropian, do të duhet të fillojnë të respektojnë një nga ligjet kryesore të BE-së për të sjellë një mjedis më të sigurt dhe më të përgjegjshëm në internet.

Detyrimet për këto platforma të mëdha në Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA), përfshijnë detyrimin për të qenë transparent me konsumatorët se, përse atyre u rekomandohen informacione të caktuara dhe për të mbajtur shënime për shitësit në tregjet online. Konsumatorët do të kenë të drejtën të zgjedhin sisteme rekomandimi që nuk bazohen në profil. Gjithashtu, nuk do të jetë më e mundur që platformat të shfaqin reklama bazuar në profilizimin, duke përdorur të dhënat personale të fëmijëve ose të dhënat e ndjeshme të një personi, si orientimi seksual ose opinionet e tyre politike.

Monique Goyens, Drejtore e Përgjithshme e Organizatës Evropiane të Konsumatorit (BEUC), tha se, “ky ligj u bë thelbësor pasi u bë e qartë se platformat po mbyllnin sytë ndaj aktiviteteve të paligjshme që ndodhnin nën hundën e tyre, ose nuk u ofronin konsumatorëve zgjedhjet e duhura për sistemet e rekomanduesve apo mbrojtjen e duhur. Si Google, Amazon ose Meta, tani do përballen me një kontroll më të madh rregullator në këto fusha”.

“Disa kompani si Amazon dhe Zalando po luftojnë dëshpërimisht përcaktimin e tyre si një platformë e madhe online, por, sinqerisht, nëse ato nuk janë një, atëherë kush është? Tani duhet të shohim pajtueshmëri, jo beteja të gjata ligjore nga këto platforma të mëdha, në mënyrë që ata të mbrojnë më mirë konsumatorët. Nëse ato nuk i respektojnë, ne presim të shohim Komisionin dhe autoritetet e shteteve anëtare që të ndërhyjnë me shpejtësi për të bërë të qartë se askush është mbi ligjin”, theksoi Goyens.

Burimi: Beuc.eu

Qendra ALERT

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed