Menu

Mbyllet hetimi për TikTok, shumë pyetje të rëndësishme ende të pazgjidhura, konsumatorët u lanë në errësirë

Komisioni Evropian dhe autoritetet kombëtare të konsumatorit (Rrjeti i Bashkepunimit per Mbrojtjen e Konsumatorit) njoftuan dje përfundimin e dialogut të tyre me TikTok , i cili ishte i hapur per më shumë se një vit dhe mbylljen e hetimit të tyre në platformën e mediave sociale. Pavarësisht disa përmirësimeve të mirëpritura në politikat e TikTok, disa çështje shqetësuese mbeten të hapura ose të pazgjidhura. Ky njoftim është rezultat i një procesi që filloi në shkurt 2021, kur BEUC (Organizata Europiane për Mbrojtjen e Konsumatorit) dhe 18 organizata të konsumatorëve (rrjeti CPC) ne te gjithë Europën paralajmëruan autoritetet për shkelje të shumta që rrezikonin përdoruesit e TikTok, veçanërisht fëmijët dhe të rinjtë, audiencën kryesore të platformës. Në fillim të këtij muaji, BEUC i dërgoi një letër Rrjetit te Bashkepunimit per Mbrojtjen e Konsumatorit, duke shprehur shqetësime për mungesën e progresit në këtë rast, si dhe paqartësinë e ndryshimeve të politikave të TikTok.
Siç theksojnë Komisioni dhe Rrjeti i Bashkëpunimit për Mbrojtjen e Konsumatorit në komunikimin e tyre, angazhimet e bëra nga TikTok (veçanërisht transparenca e reklamave, politika e artikujve virtualë) do të kërkojnë vëmendje të vazhdueshme.
Fatkeqësisht, disa pika që BEUC theksoi në ankesën e tij fillestare nuk janë adresuar. Ky është veçanërisht rasti i klauzolës së të drejtës së autorit të TikTok, i cili ende i jep platformës një licencë shumë të gjerë për të përdorur përmbajtjen e krijuar dhe postuar nga përdoruesit e saj. Shqetësimi mbetet i njëjtë edhe për mungesën e një mekanizmi për të mbrojtur konsumatorët e rinj nga abuzimi nga inflencuesit kur blejnë “monedha virtuale” në TikTok. Gjithashtu, TikTok nuk ka marrë angazhime për të ndaluar profilizimin dhe targetimin e fëmijëve me reklama të personalizuara.
Zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e BEUC Ursula Pachl tha se, “mirëpresin që TikTok, siç është zotuar, të përmirësojë transparencën e marketingut në platformën e tyre, por ndikimi i angazhimeve të tilla te konsumatorët mbetet shumë i pasigurt”. “Pavarësisht dialogut mbi një vit me TikTok, hetimi tani është mbyllur, duke lënë shqetësime të rëndësishme të paadresuara ence, të cilat ne i ngritëm. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar se profilizimi dhe tragetimi i fëmijëve ndaj reklamave të personalizuara nuk do të ndalet nga TikTok. Kjo është në kundërshtim me pesë parimet mbi reklamimin ndaj fëmijëve, të miratuara nga autoritetet për mbrojtjen e të dhënave dhe mbrojtjen e konsumatorit javën e kaluar. U bëjmë thirrje autoriteteve që të monitorojnë nga afër aktivitetet e TikTok dhe të ndërmarrin veprime kombëtare të zbatimit nëse angazhimet nuk realizohen. Ky nuk duhet të jetë fundi i historisë. BEUC dhe anëtarët tanë do të ndjekin me vëmendje zhvillimet”, theksoi Pachl.
Në “Pesë Parimet kryesore të reklamimit të drejtë për fëmijët” të miratuara dhe publikuara javën e kaluar, autoritetet e mbrojtjes së konsumatorit dhe autoritetet e mbrojtjes së të dhënave deklaruan qartë se, fëmijët nuk duhet të profilizohen për qëllime reklamimi. Ligji i ardhshëm i Shërbimeve Dixhitale do të vendosë një ndalim në këtë drejtim.

Marrë nga BEUC.eu

Qendra ALERT / Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed