Menu

Me fillimin e 2022, Helsinki do t’i thotë lamtumirë konsumit të mishit

Nga 2022, do të ndalohet përdorimi i mishit në menutë e ofruara gjatë kongreseve, seminareve dhe në të gjitha eventet publike dhe banketet që do të mbahen në qytetin e Helsinkit. Është një nga masat e marra nga kryeqyteti finlandez për të dhënë një kontribut konkret në luftën kundër ndryshimeve klimatike, me vetëdijen se prodhimi dhe konsumi i mishit është një nga faktorët përgjegjës për emetimin e sasive të mëdha të CO2 dhe serave të tjera. Nisma, e shpallur së fundmi në faqen zyrtare të bashkisë finlandeze do të nisë më 1 janar 2022. Duke filluar nga kjo datë, gjatë ngjarjeve institucionale që do të zhvillohen në kryeqytetin e Finlandës nuk do të shërbehen më gatime me mish, por vetëm vakte të qëndrueshme dhe pa mish, me ushqime vegjetariane të përbëra nga bishtajore, perime dhe fruta të stinës ose më së shumti, peshk vendas.

Disa përjashtime siç raportoi për Associated Press zëdhënësja e komunës Liisa Kivela do të jenë për shkollat dhe mensat e kompanive dhe as për ata që duhet të ndjekin dieta të veçanta.

Udhëzimet e reja e vendosin Finlandën në vazhdën e shembullit të vendosur nga Gjermania, ku që nga viti 2018 qeveria ka vendosur të shmangë konsumimin e mishit gjatë ngjarjeve zyrtare dhe përfaqëson një sinjal të fortë për një vend me një traditë mishngrënëse. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed