Nëse e gjeni këtë akullore në marketet apo frigoriferë akulloresh në pika të ndryshme, mos e blini. Konkretisht, këtë lloj akulloreje me vanilje, që ka të stampuar datën e skandencës 8.4.2023 dhe numrin e lotit 80423.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se, ky produkt ka rezultuar me probleme nga analizat e kryera në Francë e njoftimi i ka ardhur edhe Shqipërisë, si një prej shteteve ku është shpërndarë.
Sipas AKU, referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF (Sistemi i njoftimit të menjëhershëm për ushqimin), pas analizave laboratorike të kryera në Francë është konstatuar prani e 2-kloretanolit në akullore me vanilje A H-D GELATO ALLA VANIGLIA CON NOCI DI MACADAMIA 400 g, LOT: 80423 me datë skadence 8.4.2023.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit.
Në bashkëpunim me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake dhe thirrja për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt, të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit ku e kanë blerë.
LEAVE A COMMENT