Menu

Miratohet taksa mbi sheqerin, si funksionon tek konsumatorët

Shumë vende kanë miratuar të ashtuquajturën taksë mbi sheqerin, që është një formë taksimi mbi sheqernat, veçanërisht ato që përmbahen në pije. Një studim i kryer nga studiues në Universitetin e Ohajos dhe i botuar në Psychological Science, nxjerr në pah një aspekt që deri më tani është konsideruar vendimtar. Reduktimi aktual i konsumit varet nga prania e taksës mbi çmimin. Autorët e hulumtimit kryen një eksperiment në dy supermarkete në San Francisko, ku taksa është një cent për ons, pra 12 cent për paketat standarde 12 ons ( rreth 350 ml). Gjatë eksperimentit, tre lloje të ndryshme ‘etiketash çmimesh’ u aplikuan për tetë javë.

E para u përdor si kontroll dhe ishte standardi, në të cilin pijet nuk kishin shkrime të lidhura me taksat dhe kushtonin 1,52 dollarë për paketë. Në të dytën, paketat mbanin fjalët “subjekt i taksës së sheqerit të San Franciskos”. Në rastin e tretë, ato përmbanin gjithashtu informacion shtesë se si do të përdoreshin të ardhurat nga taksat për financimin e programeve për studentët e universiteteve vendase. Shifrat e shitjeve të tetë javëve dhe krahasimi me ato të dy javëve të mëparshme (gjatë të cilave taksa ishte aty, por ishte e padukshme) sollën diferencat. Tregimi i taksës kishte ndryshuar konsumin, duke e orientuar drejt ujit dhe në përgjithësi drejt pijeve pa sheqer, të cilat kushtojnë 1,40 dollarë për copë. Kjo zgjidhje, pra, nuk kishte cenuar shitjet e përgjithshme, por kishte favorizuar zgjedhje më të shëndetshme, me një ulje prej 45% në blerjen e pijeve me sheqer. Nga ana tjetër, specifikimi se për çfarë përdoreshin të ardhurat, nuk kishte asnjë efekt tjetër përveç treguesit të thjeshtë të taksimit.

Një studim tjetër, i kryer këtë herë online konfirmoi se njerëzit priren të mbivlerësojnë taksat. Në rastin konkret, kundrejt një rritjeje të përcaktuar me një taksë prej 12 cent, klientët menduan se shtesa ishte 40 cent. Ky iluzion mund të shfrytëzohet nëse shuma e taksës nuk është e qartë, klientët do të shtyhen të besojnë se rritja është më e shtrenjtë se sa ndodh në të vërtetë dhe për këtë arsye do të priren të blejnë më shumë. Pikërisht për këtë arsye, pijet e etiketuara përgjithësisht si të tatuara u zgjodhën më pak. Megjithatë, një studim i mëtejshëm tregoi se kur zbulohet se rritja e çmimit është vetëm disa cent, zakonet e blerjes kthehen në ato para taksimit. Për momentin, në Shtetet e Bashkuara nuk ka rregulla unike se kur dhe si të tregohet ndonjë tatim, por sipas autorëve, do të ishte e përshtatshme që të futeshin. Konkretisht, mund të ishte e dobishme të parashikohej përmendja e taksës, por jo shtrirja e saj. Me të gjitha gjasat, ky truk i thjeshtë do të rriste shumë efektivitetin e taksave të sheqerit. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed