Menu

Mishi i kuq rrit rrezikun për zorrët, ja çfarë thonë nutricionistët

Heqja dorë nga disa biftekë dhe rritja e konsumit ditor të perimeve ndihmon jo vetëm për të mbajtur zemrën të shëndetshme, por edhe për të parandaluar kancerin kolorektal. Për të kuptuar arsyet e fenomenit, pyetëm Dr. Laura Rossi, studiuese dhe nutricioniste.

Dihet prej kohësh se rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, por studimet e fundit i atribuojnë një dietë shumë të pasur me mish të kuq viçi, qengji, keci dhe derri, të cilat rrisin  shanset për të zhvilluar lloje të ndryshme kanceri, si kanceri i stomakut, pankreasit, prostatës dhe veçanërisht kanceri kolorektal. “Është një nga kanceret më të shpeshta në vendet e industrializuara, ku konsumi i mishit të kuq dhe të përpunuar është më i madh”, shpjegon Rossi. “Në Itali ka një incidencë prej 130-140 raste për 100 mijë banorë çdo vit dhe nëse vdekshmëria ka rënë që nga vitet 1990, ajo sërish përbën shkakun e dytë të vdekjeve nga sëmundjet onkologjike për të dy gjinitë”.

Sipas një studimi të kryer në 346.297 njerëz nga 21 vende nga Qendra Mjekësore e Universitetit në Shtetet e Bashkuara dhe të botuar shtatorin e kaluar në revistën amerikane të të ushqyerit klinik. Konsumimi i tepërt i mishit të kuq dhe të përpunuar (salçicç dhe mish i pjekur) dhe një konsum i reduktuar i frutave dhe perimeve mund të rrisë rrezikun e kancerit kolorektal me 25%, por përqindja rritet në 40% për ata me një predispozicion gjenetik që të zhvillojnë sëmundje. “Vlerësohet se 18-21% e kancereve të zorrës së trashë dhe 3% e të gjithë kancereve i atribuohen një diete kryesisht mishngrënëse” – vazhdon studiuesja nga Crea dhe ky efekt i dëmshëm në shëndet nxit akumulimin e kolesterolit në arterie, hipertensionit dhe gjendjes së inflamacionit të mureve të enëve të gjakut që rrisin shanset për atak në zemër dhe goditje në tru.

“Mishi i kuq përmban kolinë, lecitinë dhe karnitinë, tre substanca që sapo treten formojnë një metabolit të quajtur TMAO (trimetilaminë N-oksid), të cilin disa studime e lidhin me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare”-shpjegon eksperti. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed