Menu

Mishi “i vjetëruar” nuk është më i rrezikshëm se mishi i freskët

Mishi “i vjetëruar” nuk paraqet ndonjë rrezik shtesë në krahasim me mishin e freskët nëse mbahet në kushte të kontrolluara-thanë ekspertët e EFSA në një opinion shkencor të publikuar sot.

Mishi që qëndron për shumë kohë është një proces gjatë të cilit mikrobet dhe enzimat veprojnë mbi mishin për të prishur indin lidhës, duke e zbutur dhe duke i dhënë atij një aromë më të pasur. Kjo mund të bëhet përmes dy metodave kryesore. Metoda e lagësht përdoret për viçin, derrin dhe qengjin që ruhet dhe ngrihet në një ambalazh me vakum, ndërsa viçi i thatë që ka kohë që është prerë ngrihet në frigorifer, pa ambalazhim.

“Mishi që mbahet për një kohë të gjatë po përdoret shumë në industrinë ushqimore dhe restorantet, por deri më tani ka pasur mungesë njohurish për sigurinë e tij. Këshillat e EFSA-së kontribuojnë për të mbushur atë boshllëk dhe ofron një bazë të fortë shkencore për operatorët e biznesit të ushqimit, për të prodhuar mish të sigurt”-tha kryetari i Panelit të EFSA-së për Rreziqet Biologjike, Prof Kostas Koutsoumanis. (EFSA)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed