Menu

Ndalohet tregtimi i këtij tigani të dyfishtë me origjinë nga Kina

Në shtetin slloven është raportuar rasti i ndalimit dhe tërheqja nga tregu i një tigani të dyfishtë të prodhuar Kinë, përkatësisht në Hong Kong. Tërheqja e tij është bërë për shkak të prezencës së substancave të amineve aromatike primare.

Prej kohësh, është faktuar që ekspozimi i njerëzve ndaj kësaj substance është i lidhur me një rrezik të shtuar të kancerit të veshkave. Megjithatë, përdorimi i këtyre materialeve ka vazhduar që të prodhohet në industri të ndryshme, qoftë edhe në atë të lodrave për fëmijë.

Kohët e fundit, një sërë rastesh po raportohen për prezencën e kësaj substance të dëmshme në enë të ndryshme të gatimit, të tilla si tiganët dhe sidomos në ato tiganë që kanë veti jo ngjitëse, por të prodhuara në Kinë.

Burimi: RASFF

Qendra Alert

alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed