Menu

NEPTUN shkel Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, shet TV me garanci vetëm 12 muaj / Dokumentet

Shitësi më i madh i pajisjeve elektroshtëpiake apo elektronike në Shqipëri, NEPTUN, shkel hapur të drejtat e konsumatorit, duke mos ofruar garancinë 24-mujore të parashhikuar në legjislacionin shqiptar në fuqi, për produktet që shet. Referuar garancisë dhe faturës tatimore që shikoni në foto, më 8 janar 2023 një klient blen një Tv Fuego, për të cilin I ofrohet garancia 12-mujore. Ndërsa sipas punonjësit të shërbimit në sallë dhe kasieres, për këta televizorë nuk ofrohet garanci 2-vjeçare, por vetëm një.

Situata në fjalë tregon që disa produkte në këtë rrjet të madh nuk respekton të drejtat e konsumatorit, ndërsa çështja e zbatimit të ligjit nuk është prioritet.

Ligji Nr.9902 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” (i ndryshuar), në nenin 30 (afatet kohore),  shprehet qartë për garancinë e produkteve joushqimore:

“1. Shitësi përgjigjet për mospërputhjet që vërehen brenda afatit kohor të dy vjetëve nga çasti i dorëzimit të mallit.

  1. Çdo mospërputhje e dukshme, që konstatohet brenda një periudhe kohore prej gjashtë muajsh, që nga data e dorëzimit të mallit, derisa të mos provohet ndryshe, prezumohet se ka ekzistuar që në kohën e dorëzimit, me përjashtim të rasteve kur ky prezumim është i papajtueshëm me natyrën e mallit ose me natyrën e mospërputhjes”.

Sipas Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë (kmk.financa.gov.al), “Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve parashikon afatet kohore, brenda të cilave shitësi duhet të përgjigjet për difektet e sendit, apo të quajtura ndryshe mungesë e përputhshmërishë kontraktore. Ligji përcakton se shitësi përgjigjet për mospërputhjet që vërehen brenda afatit kohor të 2 vjetëve nga çasti i dorëzimit të mallit”.

© Qendra ALERT

 

 

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed