Politikanët, lobet, shoqatat tregtare dhe sektorë të ndryshëm të industrisë ushqimore janë në linjë kundër modelit francez të etiketës së semaforit, i njohur si Nutri-Score dhe i miratuar nga 5 vende evropiane dhe po propozojnë si alternativë “NutrInform”. Ndërkohë që debati vazhdon, ka nga ata që kanë kaluar nga fjalët në vepra duke adoptuar këto etiketa në produktet e shitjes me pakicë edhe në Itali.
Për momentin këto janë raste të izoluara, por kjo nuk do të thotë se tema ka pak interes pasi bëhet fjalë për dy industri të një rëndësie të caktuar. Nga njëra anë gjejmë Nestlé dhe nga ana tjetër Ferrero. Në foton e mësipërme mund të shihni paketimin e snacks Nestlé Lion i cili në këndin e djathtë mban etiketën e semaforit Nutri-Score.
Në anën tjetër, shohim markën Ferrero që mban etiketën Nutrinform Battery në këndin e djathtë (modeli italian i propozuar si një alternativë ndaj Nutri-Score franceze). Në këtë moment nuk jemi të interesuar të bëjmë një krahasim mes dy kompanive, do të donim të kuptonim nëse këto janë zgjedhje të destinuara për t’u shtrirë në të gjitha produktet Nestlé dhe Ferrero ose teste marketingu të fokusuara në zona të vogla gjeografike për të testuar reagimin e konsumatorëve.
(IlFattoAlimentare)
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT