Menu

Nga gjumi deri te zemra: efektet anësore të kanabisit

Bima e kanabisit, apo siç njihet ndryshe me emrin e hashashit apo marijuanës, përdoret për qëllime dhe arsye të ndryshme, disa prej të cilave janë të lidhura edhe me mjekësinë dhe shëndetin. Pavarësisht qëllimit të përdorimit, ka shumë efekte anësore të saj, të cilat mund të kenë efekte negative ose pozitive. Më poshtë po shpjegojmë efektet kryesore anësore të saj:

  1. Ngadalëson reagimet e trupit të njeriut

Një efekt anësor i shkurtër i përdorimit të kanabisit është ngadalësimi i reagimeve. Mendohet se lëndët në përmbajtje të saj nxisin veprimet e shpejta të trurit, por  kjo gjë nga ana tjetër e bën të duket sikur gjithçka është ngadalësuar rreth personit që e konsumon atë.

  1. Krijon një formë të rëndë të ankthit

Megjithëse kanabisi ka efekte qetësuese në disa njerëz, për disa të tjerë mund të shkaktojë forma të rënda të ankthit. Nivelet e lartë saj stimulojnë trurin e individëve duke i bërë të ndjejnë një ankth shumë të madh.

  1. Ndikon negativisht zemrën

Përdorimi i kanabisit bën që zemra të rrahë më fort, gjë e cila mund të rrisë rrezikun për një atak në zemër apo sëmundje të tjera të saj. Këto të dhëna kanë ardhur kryesisht nga njerëzit që e kanë tymosur atë, gjë e cila bën që efektet e saj në organizëm të jenë të ngjashme me duhanin, sidomos për mushkëritë dhe sistemin kardiovaskular.

  1. Nga përdorimi i zgjatur mund të dëmtojë trurin

Për shumë arsye, kanabisi ndikon në zhvillimin e trurit. Kur kanabis përdoret nga adoleshentët, droga sjell vështirësi për tu përqendruar apo mungesë vëmendje, dëmton kujtesën, funksionet e të mësuarit dhe sesi truri kryen funksionet e tij ndërlidhëse ndërmjet fushave të ndryshme.

  1. Ndihmon gjumin

I vetmi efekt pozitiv në afatshkurtër i kanabisit është që iu ndihmon të flini më mirë. Kanabisi është një nxitës i gjumit për shkak se ai zgjat kohën në të cilën njeriu është në gjumë të thellë dhe shkurton kohën që i duhet për ta zënë gjumi.

  1. Rritet rreziku i përdorimit të drogërave të tjera

Një efekt negativ në afatgjatë i kanabisit është rritja e riskut për abuzim me drogërat e tjera. Studimet tregojnë që individët që konsumojnë kanabis kanë më shumë gjasa që të përdorin drogëra të tjera, edhe më të forta.

  1. Ndihmon në trajtimin e dhimbjeve kronike

Një efekt pozitiv në afatgjatë i bimës së kanabisit është që ajo shërben për trajtimin e dhimbjeve kronike. Marijuana redukton perceptimin ndaj dhimbjeve duke ngadalësuar sinjalizimin e tyre nga receptorët nervorë.

Burimi: Yahoo Wellness

Qendra Alert

alert.al

 

Related Posts