Strategjia e kompanisë Ferrero ka ndryshuar, edhe për shkak të transformimit që pandemia i ka sjellë kësaj industrie në të gjithë botën. Sipas presidentit të kompanisë Giovani Ferrero kompania ka reaguar duke krijuar një strategji të re, më të gjelbër, e cila do të nisë me një paketim të ri, 100% të riciklueshëm. Gjithashtu kompania ka vendosur si objektiv që gradualisht të përdorë po ashtu vetëm kakao nga burime të qëndrueshme si dhe sheqer kaf, i certifikuar nga Bonsucro dhe Altromercato.
Katër shtyllat kryesore të zhvillimit të kompanisë gjatë katër viteve të ardhshme do të jetë: mbrojtja e mjedisit, përdorimi i ingredientëve të qëndrueshëm për mjedisin, promovimi i një konsumi të përgjegjshëm dhe vlerësimi i njerëzve që punojnë për këtë kompani, edhe në degët e saj në vendet në zhvillim.
Deri në vitin 2025, e gjithë paketimi do të jetë 100% i ripërdorshëm, i riciklueshëm ose që të mund të shpërbëhet sa më lehtë (82.9% në vitin 2020).
«Kompania jonë nuk shikon vetëm produktivitetin. Një nga përparësitë tona ka qenë gjithmonë mbrojtja e të gjithë punëtorëve në zinxhirët e furnizimit bujqësor. Ne vazhdojmë të përdorim ekskluzivisht vaj palme të certifikuar Rspo 100% dhe jemi duke përfunduar procesin e tranzicionit për të lejuar që edhe kompanitë e blera së fundmi të jenë në përputhje me standardet tona të përgjegjshme të burimit’, u shpreh Lapo Civiletti, CEO i Ferrero Group.
Burimi: www.IlSole24ore.com
alert.al
LINI NJË KOMENT