Menu

Paralajmërohen kompanitë e çajrave që reklamojnë efekte kundër Covid -19

Si pjesë e autoritetit të tyre, agjencitë kontrolluese të ushqimit apo të barnave kanë për detyrë që t’iu nisin letra paralajmëruese entiteteve që dizinformojnë publikun për vlerat e produkteve që ato tregtojnë. Të njëjtën gjë ka bërë Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, e cila ka paralajmëruar një kompani në Kansas e cila tregtonte në internet produkte çaji. Sipas asaj që kjo kompani reklamonte në internet, çajrat e saj kishin aftësinë për të kufizuar ndikimin e Covid – 19 duke e parandaluar, trajtuar, diagnostikuar apo për ta kuruar atë.

Bëhet fjalë për kompaninë TeaTaze LLC dhe prentendimet e saj i kishte shpallur jo vetëm në faqen e saj në internet, por edhe në faqen në Facebook, në periudhën Mars dhe Prill 2021.

Inspektimi i autoriteteve amerikane tregoi që firma bënte deklarata në faqen e saj të internetit që produktet nuk ishin ushqime, por ishin medikamente, dhe në këtë mënyrë ato mund të përdoreshin për të kuruar dhe trajtuar apo parandaluar një sërë sëmundjesh. Ndërkohë që leja për tregtimin e këtyre produkteve ishte marrë për tu tregtuar si ‘ushqime’ dhe jo si ‘medikamente’. Dhe në mënyrë që ata të tregtoheshin si të tilla duhej që të kishin informacionin e duhur shkencor si dhe të tregonin që këto medikamente ishin të sigurta dhe efektive.

Më poshtë po paraqesim disa nga shprehjet që janë cilësuar si problematike për Agjencinë Amerikane të Ushqimit dhe Barnave dhe kanë sjellë dhe paralajmërimin e kësaj kompanie:

  • Çaj jeshill detoks i pastër – sistemi juaj imunitar është arma juaj më e fuqishme kundër shumë sëmundjeve, duke filluar që nga gripi më i thjeshtë dhe deri tek sëmundjet kronike të zemrës, diabetit, dhe kancerit. Megjithëse askush nuk është imunizuar nga sëmundjet – veçanërisht virusi i ri Covid -19, të pasurit e një sistemi imunitar të fortë iu ndihmon që të mos sëmureni… ose çajërat janë forcues natyror të imunitetit tuaj…
  • Çaj maça, i cili është i paketuar me… lufton sëmundjet me anë të vitaminave dhe mineraleve’
  • Lulet e radhiqeve… praktikuesit e mjekësisë tradicionale japoneze e rekomandojnë atë për pacientët e sëmurë me kancer’
  • Sherebela ….polifenolet e gjendura tek sherebela ndihmojnë në uljen e sheqernave në gjak, me një risk më të ulët për kancer…. etj.

Të gjitha pohimet e mësipërme, sëbashku me tjera efekte shëndetësore, pas konsumimit të çajrave, të cilat zyrtarosjt janë të regjistruara si ‘ushqime’ kanë detyruar autoritetet amerikane që të paralajmërojnë kompaninë e çajrave që të mos reklamojë efekte mjekësore dhe për të cilat nuk ka baza shkencore.

Burimi: Food Safety News

Qendra Alert

alert.al

 

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed