Menu

Përhapja e E. colit në mishin e grirë

6 persona u sëmurën pasi kishin konsumuar mish viçi të grirë, i cili gjendet në pako plastike nga HelloFresh. Mishi i viçit u emërtua “Mish i grirë viçi me 15% yndyrë”. Paketat kanë shënimin “EST.46841” brenda shenjës së inspektimit USDA dhe “EST#46841 L5 22 155” në anën e paketimit. Të gjashtë personat që jetojnë jashtë vendit u pyetën për këtë shpërthim të infeksionit thanë se kishin ngrënë mish viçi nga HelloFresh, përpara se të sëmureshin. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse ndonjë mish tjetër i grirë mund të jetë i kontaminuar. Ndaj kërkohet nga konsumatorët që të kontrollojnë në frigoriferët e tyre nëse ndodhet mish  viçi të grirë nga HelloFresh.

Këshilla

Mos hani asnjë nga ky lloj mish viçi. Hidheni tutje.

Lani sipërfaqet dhe enët që mund të kenë prekur produktet e mishit të grirë, duke përdorur ujë të nxehtë me sapun.

Telefononi ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor nëse keni një ose më shumë nga këto simptoma të rënda të coli:

Diarre dhe ethe

Diarre për më shumë se 3 ditë që nuk po përmirësohet

Të vjella, shenja të dehidrimit

Simptomat e E. colit

Shumica e njerëzve të infektuar me E.coli që prodhon toksina Shiga përjetojnë dhimbje të forta në stomak, diarre) dhe të vjella.

Simptomat zakonisht fillojnë 3 deri në 4 ditë pas marrjes së baktereve.

Shumica e njerëzve shërohen pa trajtim pas 5 deri në 7 ditë.

Disa njerëz mund të kenë probleme serioze me veshkat dhe duhet të shtrohen në spital. (FoodSafety)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed