Pavarësisht se kjo bëhet sipas besëtytnive të trashëguara brez pas brezi apo edhe besëtytnitë e huazuara nëpër botë, tradita e një pjate fatsjellëse mbi tryezë natën e ndërrimit të viteve ndiqet me përpikmëri. Tek ne bollëku i tryezës së Vitit të Ri është e gjitha një besëtytni sipas të cilës, nëse tryeza është e mbushur, vitin tjetër do të kemi të ardhura, pra do të jetë plot me bereqet. Në fakt edhe në botë ndodh kështu. Përveç mënyrës unike të festimit, amvisat nuk harrojnë të përgatisin pjatën që do t’ju sjellë mbarësi përgjatë gjithë vitit tjetër.
Më poshtë do t’ju prezantojmë 10 recetat më fatsjellëse, që praktikohen në vende të ndryshme të botës. Hidhuni një sy, mbase ndonjëra do t’ju pëlqejë aq shumë sa ta praktikoni edhe ju në shtëpinë tuaj.
Forma rrethore për SHBA-të
Rrathët janë simbol i dashurisë së vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë mënyrë, çdo ushqim që ka këtë formë është i pranishëm në tryezën e Vitit të Ri. Kështu pra, për amerikanët konsumimi i petullave apo gjevrekëve në natën e ndërrimit të viteve do të thotë t’i premtojnë njëri-tjetrit dashuri të vazhdueshme. Por një tjetër alternativë shumë e mirë festive do të ishte dhe “keku skandinav”, i cili bëhet me miell bajamesh dhe dekorohet me petë sheqeri. Ai bëhet në formën e rrathëve, të cilët vendosen sipër njëri- tjetrit, në formën e pemës së Krishtlindjeve.
E ardhmja e fshehur
Pjata e dytë me fat, e cila konsumohet në disa shtete në SHBA-ve është, pudingu me oriz. Quhet e “ardhmja e fshehur” sepse brenda hidhet një bajame apo një stafidhe rrushi. Personit, të cilit i qëllon, mendohet se do të ketë fat të mirë dhe mbarësi gjatë gjithë vitit.
Sallatë me patate për rusët
“Olivier Salad” është një pjatë fatsjellëse në Rusi. Sallata bëhet me patate, proshutë, bizele, karota dhe vezë. E përpos fatit që kjo pjatë sjell në natën e ndërrimit të viteve, është edhe një pjatë shumë e mirë që të bën ta mbash pijen e tepruar në këto raste. Kështu, nëse keni menduar që ta kaloni natën jashtë e do të pini shumë, atëherë një alternativë shumë e mirë mund të jetë sallata Ruse me patate. Kjo është një pjatë tradicionale, të cilën Rusët e servirin në çdo festë të rëndësishme. Sa i përket kësaj tradite mund të themi se edhe ne e kemi huazuar atë.
Kafshimi i artë
Nuk do të kafshoni ar a flori në të vërtetë. Por sipas besëtytnisë, buka e misrit simbolizon arin, apo ndryshe e thënë paratë. Nëse jeni të dhënë pas parave dhe doni që viti i ri t’ju gjejë më të pasur atëherë bëni një bukë misri sikundër bëjnë në Paraguai. Shumë djathë, shumë speca dhe qepë. Nuk është keq një kafshatë fati, të gjithë kemi nevojë.
Mish derri për progres
Lituania ka një traditë shumë të bukur në lidhje me pjatat që sjellin fat në ndërrimin e viteve. Ata gatuajnë rosto me mish derri. Nuk dihet me saktësi se përse kanë zgjidhur këtë kafshë si fatsjellëse, ndoshta prej majmërisë që ka. Megjithatë një rosto me mish derri dhe ca kumbulla të thata nuk është aspak ide e keqe për një darkë siç është ajo e Vitit të Ri.
Kush ka festuar Vitin e Ri në Spanjë apo Portugali është shumë familjar me këtë ritual. Edhe nëse je duke darkuar në një restorant, stafi nuk harron të japë me vete 12 kokrra rrush, duke të sugjeruar që t’i hash shpejt e shpejt kur ora të shkojë 00:00, duke shprehur nga një dëshirë për çdo muaj. Besohet se kjo traditë fatsjellëse lindi diku nga viti 1800 në Madrid. Janë dymbëdhjetë kokrra që në mënyrë simbolike përfaqësojnë dymbëdhjetë muajt e vitit. Një kokërr rrush për secilin muaj do të thotë një vit më i mbarë dhe më i begatë. Tregohuni të kujdesshëm.
(Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT