Menu

Plani evropian për alkoolin nga OBSH: Të reduktohet!

Shoqatat evropiane të sektorit të verës janë alarmuar nga miratimi i Kornizës Evropiane të Veprimit mbi Alkoolin 2022-2025, gjatë sesionit të 72-të të Komitetit Rajonal Evropian të OBSH-së që u mbajt në Tel Aviv, Izrael. Industria e alkoolit është e zemëruar nga thirrja për të reduktuar konsumin e alkoolit për frymë me 10% deri në vitin 2050, nëpërmjet futjes së taksave, kufizimeve strikte të marketingut dhe etiketimit të qartë të rreziqeve të lidhura me konsumin e pijeve alkoolike.

Plani i veprimit i OBSH-së rrjedh nga disa të dhëna të pamohueshme: Evropa ka konsumin më të lartë për frymë dhe përqindjen më të lartë të atyre që konsumojnë alkool. Është llogaritur se çdo vit, 1 në 10 vdekje shkaktohet drejtpërdrejt nga alkooli, në një përllogaritje prej një milion vdekjesh, shumë prej të cilave ndodhin në moshë të re. Alkooli është në fakt një substancë e lidhur me shtatë lloje kanceri dhe është një faktor i rëndësishëm rreziku për më shumë se 200 sëmundje. Pa harruar barrën e rëndësishme shëndetësore, sociale dhe ekonomike të lidhur me konsumin e tepërt.

Sipas Komitetit Evropian të OBSH-së, për të arritur qëllimin e një reduktimi prej 10% të konsumit (krahasuar me vlerat e vitit 2010) është e nevojshme të ndërhyhet kryesisht në çmime, duke e bërë blerjen e pijeve alkoolike më pak të volitshme për konsumatorët. Në veçanti, OBSH thekson nevojën që çdo vend të pajiset me një sistem specifik të taksimit të alkoolit, të diferencuar nga lloji i përmbajtjes së produktit dhe alkoolit. Së dyti, ekspertët rekomandojnë të veprojnë mbi disponueshmërinë e pijeve alkoolike, për shembull duke kufizuar orët e shitjes, duke kufizuar numrin dhe dendësinë e pikave të shitjes dhe duke vendosur, ku ende mungojnë, kufizimet e moshës ose zbatimi i tyre nëse janë vendosur tashmë. Sipas OBSH, kufizimet e marketingut janë gjithashtu shumë të rëndësishme, për shkak të shoqërimit të fortë midis ekspozimit ndaj reklamave të alkoolit dhe konsumit. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed