Shfaqet gripi i shpendëve në Fier, në fshatin Adë të njësisë administrative Frakull. “Janë konstatuar dhe asgjësuar 120 krerë të prekura me grip shpendësh, nga këto pula fushe 70 kokë, zogj deti 14, rosa 16, pata 20. 30 krerë kishin ngordhur më parë. U bë dezinfektimi dy herë i fermës, shpendët janë groposur.
Eshtë miratuar një varrezë për groposjen e shpendëve në fshatin Adë, larg qendrave të banuara.
Jane marre edhe 82 kampione gjaku në shpendët e familjes. Pjesë e kontrolleve janë edhe pularitë”, njoftoi një burim zyrtar në Ministrinë Bujqësisë.
Deri tani, sipas burimit, nuk janë shfaqur shenja tek njerëzit.
Një muaj më parë, ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi urdhëroi marrjen e masave në kuadër të të përhapjes në gripit të shpëendëve për fshirë edhe ndalimin e importit të shopendëve dhe vezëve nga vendet e prekura.
alert.al/
LEAVE A COMMENT