Menu

Prodhonte salçiçe të kontaminuara me salmonelë, AKU bllokon kompaninë subjektin dhe produktin…

Një subjekt prodhues me qendër në Elbasan është bllokuar nga AKU, pasi produkti i tij, Salçiçe e freskët, ka rezultuar me salmonelë spp. Siç bëhet e fitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, njoftimi ka ardhur pas analizave të kryera nga ISUV dhe menjëherë është kontrolluar subjekti “I R&G”, ku u bë bllokimi i linjës së prodhimit, si dhe ndërprerja e aktivitetit të subjektit deri në gjetjen e shkakut të kontaminimit. Gjithashtu, sipas AKU, sasia prej 10 kg e produktit, prodhim ditor, “salçiçe e freskët”, referuar rezultatit të analizave do të qëndrojë e bllokuar me destinacion final asgjësimin.

Ndaj subjektit u vendos masë administrative, si dhe Operatori i Biznesit Ushqimor u detyrua të kryejë analiza test vetëkontrolli për produktin, nga ku vetëm në rastin kur analizat do të dalin brenda normave, do të bëhet zhbllokimi i aktivitetit, nën mbikëqyrjen e Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Elbasan.

Qendra ALERT – Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed