Në qershor, Komisioni Evropian propozoi reformimin e ligjit të BE-së për sigurinë e produkteve. E quajtur aktualisht “Direktiva e Përgjithshme e Sigurisë së Produkteve”, Komisioni synon ta kthejë atë në një Rregullore. Ky është një hap i rëndësishëm, pasi ligji daton në vitin 2001 dhe nuk pasqyron më një treg ku njerëzit blejnë online dhe shumë produkte janë të lidhura aty. Ky ligj është gjithashtu thelbësor, pasi; a) ai përcakton se çfarë përbën një produkt “të sigurt”,
- b) u jep autoriteteve kombëtare kompetenca shtesë të mbikëqyrjes së tregut dhe
- c) përcakton se kujt mund t’i drejtohen ato autoritete në zinxhirin e furnizimit nëse diçka nuk shkon me një produkt.
Grupet e konsumatorëve përfundojnë se, Komisioni Evropian ka bërë një propozim të shëndoshë: Ai forcon mbikëqyrjen e tregut në të gjithë BE-në, përmirëson gjurmueshmërinë përgjatë zinxhirit të furnizimit dhe trajton teknologjitë e reja.
Megjithatë, ai nuk trajton mjaftueshëm rolin e tregjeve online në zinxhirin e furnizimit të sotëm. Grupet e konsumatorëve shpesh gjejnë produkte të rrezikshme të shitura në internet përmes tregjeve. Këto variojnë nga alarmet e tymit që nuk mund të zbulojnë tymin, te lodrat që shkelin kufijtë kimikë deri në 200 herë. Por, tregjeve nuk u jepet pothuajse asnjë rol në ligjin për sigurinë e produkteve për produktet që u dërgohen konsumatorëve drejtpërdrejt nga jashtë BE-së, zona e shitjeve ku vërejmë mangësitë më të mëdha. Kanali i shpërndarjes përmes të cilit blihet një produkt nuk mund të përcaktojë mbrojtjen e konsumatorit. Megjithatë, Komisioni Evropian deri më tani nuk ka krijuar kushte të barabarta loje. Ne i nxisim vendimmarrësit që t’i konsiderojnë tregjet si ‘importues’, në mënyrë që autoritetet t’u adresojnë atyre çështjet me një produkt. Së bashku me ANEC – zërin evropian të konsumatorit në standardizim – ne japim edhe sugjerime të tjera, si krijimi i një sistemi të duhur për mbledhjen e të dhënave të aksidenteve dhe dëmtimeve.
Kliko këtu per materialin e plotë.
Marrë nga BEUC.eu
Qendra ALERT – ALERT.al
LEAVE A COMMENT