Menu

Parfum “Pierre Cardin” dhe shampoo “Palmolive” me element kimik të rrezikshëm. Ja lista dhe dhjetra produkteve që duhet t’i refuzoni

Dhjetra produktë të përdorimit të përditshëm vazhdojnë paraqesin rrezik serioz për konsumatorin. Komisioni Evropian njofton për shumë profukte, që lehtësisht mund të gjenden dhe në tregun shqiptar, që përbëjnë risk serioz. Nga shampot, parfumet, prodiukte tjera kozmesikt, të higjienës, marka të njohura botërore, por edhe lodra fëmijësh, mjëte shpëtimi në ujë, rripa sigurimi makinash etj, janë të pasigurta për përdorim.

Sipas njoftimit të fundit të KE, një parfum i markës Pierre Cardin, me shishe të kuqe dhe në kuti kartoni rozë, përbën rrezik.

Gjithashtu, një shampoo flokësh Palmolive, nuk duhet të përdoret.

Në të dy rastet, në listën e përbërësve të këtyre produkteve, por edhe të dhjetra të tjerave që mund t’I gjeni në linkun e mëposhtëm, ka 2-(4-tert-butilbenzil) propionaldehid (BMHCA), i cili është i ndaluar në produktet kozmetike. BMHCA mund të dëmtojë sistemin riprodhues, mund të dëmtojë shëndetin e fëmijës së palindur dhe mund të shkaktojë ndjeshmëri të lëkurës.

Produktet nuk përputhen me Rregulloren e Produkteve Kozmetike të KE.

Substancat identifikohen si substanca që plotësojnë kriteret e nenit 57 (c) të Rregullores (EC) Nr. 1907/2006 (REACH) për shkak të klasifikimit të 2-(4-tertbutilbenzil) propionaldehidit në kategorinë e rrezikut toksik për riprodhimin 1B.

2-(4-tert-butilbenzil) propionaldehidi mbulohet nga numri i indeksit 605-041-00-3 të Rregullores (EC) Nr. 1272/2008 në Aneksin VI, pjesa 3, Tabela 3 (lista e të harmonizuara klasifikimi dhe etiketimi i substancave të rrezikshme) dhe klasifikohet në klasën e rrezikut toksike për riprodhimin e kategorisë 1B (H360Fd2).

Prandaj, ky klasifikim i substancës në Rregulloren (EC) Nr. 1272/2008 tregon se substancat plotësojnë kriteret për klasifikim në klasën e rrezikut: Toksike për riprodhimin e kategorisë 1B në përputhje me nenin 57 (c) të REACH.

Për të parë listën e plotë të produkteve, kodet dhe detajet, me qëllim që t’i identifikoni sa më lehtësisht para se t’i blini, klikoni linkun e mëposhtëm:

https://ec.europa.eu/safety-gate-alerts/screen/search?token=17349998034B4BF2A21828F4797C05DD

 

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed