Menu

Rapex publikon raportin: Produktet e rrezikshme joushqimore

Rapex ka publikuar raportin për produket e rrezikshme joushqimore. Në raportin e Rapex është publikuar lista me produktet e rrezikshme, nga pupat për fëmijë, komerdaret, mbulesa tavoline etj.

 

Pupa për fëmijë

Lloji i rrezikut: Kimik

Vendi njoftues: Gjermania

Lëkura në produkt përmban kromin VI (vlera e matur: 22.2 mg/kg). Kromi (VI) është sensibilizues, mund të shkaktojë reaksione alergjike dhe mund të shkaktojë kancer.

Produkti nuk përputhet me Rregulloren REACH.

Mbulesa tavoline

Lloji i rrezikut: Kimik

Vendi njoftues: Hungaria

Materiali plastik i produktit përmban një sasi të tepërt bis (2-etilheksil) ftalate (DEHP) (vlera e matur: 16% ndaj peshës). Ky ftalat mund të dëmtojë shëndetin duke shkaktuar dëme të mundshme në sistemin riprodhues. Produkti nuk përputhet me Rregulloren REACH.

Komerdare

Lloji i rrezikut: Kimik

Vendi njoftues: Çekia

Materiali plastik i produktit (unaza e komerdares) përmban një sasi të tepërt bis (2-etilheksil) ftalate (DEHP), (vlerat e matura deri në 15.17% të peshës). Ky ftalat mund të dëmtojë shëndetin e fëmijëve, duke shkaktuar dëme të mundshme në sistemin e tyre riprodhues. Produkti nuk përputhet me Rregulloren REACH.

Lodra për fëmijë

Lloji i rrezikut: Mbytja

Vendi njoftues: Kroacia

Një pjesë e vogël nga arushi panda mund të shkëputet. Përveç kësaj, materiali i mbushjes së lodrës është lehtësisht i arritshëm për shkak të dobësisë së qepjeve të caktuara. Një fëmijë i vogël mund të vendosë pjesën e vogël ose materialin e mbushjes në gojë dhe të mbytet. Produkti nuk përputhet me kërkesat e Direktivës për Sigurinë e Lodrave dhe standardin Evropian EN 71-1.

 

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed