I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Profesori i Mikrobiologjisë dhe Bioteknologjisë ushqimore në UBT Kristaq Sini foli për rrezikun nga kontrollet pa kriter ndaj produkteve me origjinë shtazore në Portin e Durrësit. Sini tregoi për kushtet se si duhen ruajtur këto produkte, pasi në të kundërt cënohet siguria e tyre dhe shfaqen një sërë sëmundjesh.
“Pamjet e kontrollit të mallrave me origjinë shtazore në Portin e Durrësit janë jo vetëm të papranueshme, por janë skandaloze. Mishi jo më kot vihet në -18 gradë, shkenca e ka vërtetuar se bakteret ndalojnë aktivitetin e tyre në -8 gradë, majatë në -12. Aktiviteti zoonotik i mikroorganizmave që vazhdon dhe i indeve të mishit ndërpritet në -18 gradë. Ndaj, duhet të jenë në ambiente të tilla për t’u hapur. Mishi edhe në -18 gradë, 12% e ujit është në gjendje të lëngët, jo ngrirë. Ndaj mishi ka një kohë të caktuar dhe nuk lihet shumë gjatë në ngrirje. Kur mishi shkrin për t’u përdorur, shkrin dhe vendoset në -4 gradë dhe më pas në temperaturë zero gradë për të filluar përpunimin e tij në sallameri etj. Jo më ta nxjerrësh në temperaturën e ambientit. Amvisat që nxjerrin mishin nga frigoriferi për ta gatuar të nesërmen. Shohin që të nesërmen rreth gjysme cm deri në 1 cm sipas shkallës së infeksionit sipërfaqësor që bëhet e murrme. Pjesa e brendshme është e kuqe. E murrme bëhet nga bakteret të cilat kanë mbijetuar gjatë ngrirjes dhe zhvillohen dhe fillojnë e prishin mishin. Ndaj ai mish nuk duhet përdorur më. Zgjidhje ka: Çoji produktet në destinacion dhe bëje kontrollin atje, jo ta nxjerrësh në mes të sheshit. Këto bëjnë një gjë dhe prishin dy të tjera, këtë po bëjnë. Në ruajtjen e mishit janë 3 rregulla bazë që zbatohen në të gjithë botën: Frigoriferim i parakohshëm i mishit, mishi duhet të jetë i shëndetshëm dhe jo i dëmtuar. Nuk duhet ndërprerë zinxhiri ftohës nga therja e deri tek konsumatori. Pasi nëse ndërpritet nuk ka më siguri dhe sëmundjet janë të shumta”-deklaroi Porf. Dr. Kristaq Sini.
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT