Menu

Prof.Kristaq Berxholi: Puna e ALERT, kontribut i madh. Ja arsyet përse qumështi mund të rezultojë me mikrobe, fajtor për këtë zinxhiri i kontrollit edhe vetë prodhuesit abuziv

Eksperti i njohur i Mjekësisë Veterinare, ish-Profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe ish-Drejtor i IKV (sot ISUV), ka reaguar pas publikimit të analizave të qumështit, të kryera nga Qendra ALERT. Në një letër të dërguar, Z.Kristaq Berxholi përgëzon Qendrën ALERT për punën, duke e konsideruar si dicka me shumë rëndësi për sigurinë ushqimorë, si dhe një shkëndijë për institucionet, por edhe për vetë operatorët e bizneseve ushqimore. Gjithashtu, Prof.Berxholi ka renditur dhe shumë shkaqe përse qumështi mund të rezultojë me ngarkesë mikrobiale. Madje sipas tij, kjo ndodh edhe nga abuzimi i prodhuesve për të ulur kostot e punës së tyre në fabrika.

Më poshtë, letra e plotë e Prof.Berxholit:

“Z. Sokolaj! Së pari të përshëndes për punën që po bën ti dhe Qendra ALERT përsa i takon sigurisë ushqimore. Ju përgëzoj! Për mendimin tim, duhet parë nga AKU dhe autoritetet tjera si një mbështetje e madhe që i bëhet sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit. Natyrisht, për shkak dhe të eksperiencës dhe situatës tejet teknike dhe specifike, besoj se gjatë një pune ka dhe te meta, po per mua kontributi juaj është shumë i madh.

Prof.Kristaq Berxholi

Lidhur me gjetjet tuaja të fundit për qumështin, doja të thoja shumë arsye përse rezulton me ngarkesa dhe 1 në 5 mostra është shumë, pasi janë thuajse 20 %.

Nga të gjitha mostrat (pesë mostra) njëra vetëm ka rezultuar me nivel të lartë. Pra 20%. Ky është një tregues i lartë për qumështin e pasterizuar. Unë mendoj se, nuk është problemi tek fakti që është apo nuk është brenda kornizes ligjore dhe lejohet për konsum. Kjo është njëra anë e problemit, por për mua, shqetësimi është më i madh se kaq. Përse? Si parim, nëse në qumështin e pasterizuar gjenden bakterie, kjo tregon se diçka nuk shkon mirë. Per mua eshte e PAJUSTIFIKUESHME, gjetja e mikrobeve, siç thuhet në material, mezofile. Cila është arsyeja? Eshtë si rregull, pasterizimi bëhet në 80 gradë për sekonda, gjë e dila vret mikroorganizmat e të gjitha llojeve. Gjetja e mikrobeve mezofile tregon se, një gjë nuk funksionon. Shqetësues është fakti se, bakteriet mezofile rriten nga 20 gradë në 45 gradë dhe si të tilla, një pasterizim në 80 gradë për disa sekonda duhet t’i kishte shkatërruar. Por, cilat janë shkaqet që laboratori ka gjetur mikrobe, edhe nëse është një i vetëm.

Së pari, mund të kemi të bëjmë me kontaminimin post-pasterizim. Ky kontaminim vjen ose nga shistet plastike të cilat nuk janë larë mirë, ose nga tubacioni i përcjelljes së qumështit., nga pasterizatori tek mbushja e shisheve (dezinfektim i pamjafuteshëm si kohë, apo moslarje e mirë me ujë të ftohtë në fillim e më pas me të ncehtë, shpërlarje dhe dezinfektim sërish).

Së dyti, dezinektantët e përdorur nuk janë cilësor, apo shishet nuk janë sterilizuar pas larjes së tyre.

E treta, pastëritimi mund të mos jetë bërë në gradën e duhur, që mund të vijë nga një defekt në pajisjen e sterilizimit, ose nuk është gjetur koha e duhur e planifikuar për këtë proces. Të gjitha këto, për të rritur fitimin e përfituar abuzivisht.

Faktor tjetër i ngarkesës është edhe fakti se këto mund të jenë mikrobe Psychotrophice, të cilat i rezistojnë tëmperatuave të pasterizimit; mund të jenë makterie patogjene, gram pozitiv apo negativ si E.Coli, Salmonela, Pseudomonas, Listerie etj.

Por, për të konkluduar për këto, duhet që të kultivohen mostra në terrene specifike, gjë e cila do të përjashtonte ose jo këtë grup mikroorganizmash. Detyrë e laboratorëve. Kjo është domosdoshmëri. Për mendimin tim, me me vlerë do ishte kontrolli për këto bakterie patogjene dhe për mykotoksinat M1 në qumësht, që nuk shkatërrohet as nga pasterizimi. Por, edhe kontrolli për mikrobe të tjera, nuk është gabim. Ne komentet e kolegeve, nuk pashë argumentin pse, qoftë edhe për një cfu/ml, duke treguar shkaqet.

Lidhur me qelizat somatike, ka një problem të madh. Nëpër ferma askush nuk merret me mastitet SUBKLINIKE, që në rastet e prezencës së tij, kemi shtim të qelizave somatike, pasi këto, siç e përmenda më lartë, jane thuajse jashtë kontrollit. Mastitet klinike prishin cilësine e qumështit dhe qumeshti pritet gjatë zierjes. Shpesh zhduken gourmet në tankerin ftohës, ku qumështi me orgjinë e cilësi të ndryshme hollohet, hollohen edhe qelizat.

Orgjina e mikrobeve është kryesisht jashtë cisternes së gjirit, perjashto pseudomonasit, E. Coli, salmonelat, pra patogjenët që edhe mund të kenë orgjinë gjirin. Por, në përgjithësi, këto mikrobe mezofile e kanë burimin nga moslarja e gjirit para mjeljes, papastërtia tek makinat e mjeljes, kur gotat e vakumit lihen pa ëergjegjësi në shume raste në tokë, nga enët ku grumbullohet etj. Moslarja e dezinfektimi i makinës së mjeljes së qumeshtit, bidonët apo dhe nga ndotjet e kafshëve (lopëve), nga pislleku, jovetem i gjirit por edhe të pjesëve të mbrapme të lopëve, që në pergjithesi nuk lahen. Duart e pista të mjelësave, kur manipulon me mjeljen, etj. Dua të theksoj se, E. Coli, duhet bërë jovetem si ndotje nga lopa, por më kryesorja, nëse është problem, duhesh tipizuar nëse kemi. Duhet bërë, pasi E.Coli, prodhues toksinash, i cili është gjithmonë prezent tek feçet e lopeve”.

Qendra ALERT / Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed