Menu

Pse “ushqimet e shpejta” janë të dëmshme për konsumim

Zakonet e të ngrënit kanë një ndikim të madh në nivelet e kolesterolit dhe ndërsa disa ushqime kanë një efekt pozitiv, duke ulur nivelin e kolesterolit. Mëngjesi është veçanërisht problematik, pasi tërhiqemi  nga ushqimi i shpejtë në punë, që është pikërisht ushqimi më i keq për kolesterolin. Ekspertët thonë se konsumimi i ushqimit të shpejtë është një faktor rreziku kryesor për cilësinë e dobët të dietës, marrjen e lartë të kalorive dhe marrjen e lartë të yndyrës. Edhe konsumimi i shpeshtë i këtyre ushqimeve shoqërohet me çrregullime të lipideve dhe lipoproteinave, si rritja e nivelit të kolesterolit të keq, krahasuar me ata që nuk hanë shpesh ushqime të shpejta. Konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të shpejta rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe shkencëtarët theksojnë se ky lloj ushqimi është i pasur me yndyra të ngopura, karbohidrate të rafinuara dhe produkte mishi shumë të përpunuara, për këtë arsye nuk është i mirë për kolesterolin. Pra, nëse e shijoni shpesh ushqimin e shpejtë, i cili është i përshtatshëm sepse është gjithmonë pranë, mund ta blini kudo dhe të mos gënjejmë, kryesisht është shumë i shijshëm, duhet ta hani patjetër të paktën pak më rrallë.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts