Menu

Qendra ALERT u ankua për rrezikun e konsumatorëve, AKU i kërkon Policisë dhe Doganave që të ndalojnë kontrollin e mishit në port: Po shkelni Ligjin për Ushqimin

Dy javë pas ankeses se Qendrës ALERT, drejtuar institucioneve më të rëndësishme në vend që kanë për detyrë garantimin e sigurisë ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka kërkuar Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Doganave, që të ndalin hapjen e konteinerve me mish importi në kalatat e Portit të Durrësit.

Në shpresën e AKU kërkohet që të ndalet kontrolli i konteinerve me mish në mënyrën e muajin të fundit, në sheshet dhe pa asnjë kush, duke cënuar Ligjin për Ushqimin dhe sigurinë ushqimore të konsumatorëve.

Madje, AKU ka shprehur dhe mbështetjen e saj për Policinë dhe Doganat për të bashkëpunuar në  çdo rast nevoje, si dhe ka kërkuar që ngrkesat e dyshimta të hapen në magazinat frigoriferike të kompanive, pasi në këtë mënyrë garantohet siguria e produktit.

Më 11 nëntor, me anë të një shkrese, Qendra ALERT, si Organizatë për Mbrojtjen e Konsumatorit, e ngriti këtë shqetësim pranë Ministrisë së Bujqësisë, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Policisë së Shtetit, si dhe vuri në dijeni Kryeministrin dhe Delegacionin e BE në Shqipëri. Madje, kjo shkresë është cituar edhe në letrën që AKU i ka dërguar Policisë dhe Doganave. Shqetësimi më tej i shndërrua dhe në një emision Alert, me qëllim ndërgjegjësimin e institucioneve përgjegjëse, që kjo situatë të ndalet, pasi cënon Ligjin për Ushqimin dhe shëndetin e konsumatorit.

Kontrolle në mënyrë të tillë nga Policia dhe Doganat rinisën pas zbulimit të një sasie prej 33 kg kokainë në një konteiner me banane. Ndërsa duhet theksuar se është situatë e përseritur nga policia. Tashmë i mbetet Policisë së Shtetit dhe Doganave që të zbatojnë kërkesën e autoritetit përgjegjës për sigurinë ushqimore, si dhe të ndërmarrin masa për kontrollin në një tjetër mënyrë të këtyre konteinerve.

©Qendra ALERT – Alert.al

 

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed